• Tirane, ofrohet vend pune TEG Coordinator

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
2 TEG | Lunder | Farke | Mjull-Bathore
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
ACREM është pjesë e BALFIN Group e specializuar në ofrimin e menaxhimit të pasurive të paluajtshme. ACREM është kompania menaxhuuese e Qendrave tregtare TEG dhe QTU, si dhe TLP, Rolling Hills, dhe Ambasador 3. Me një rrjet profesionistësh ACREM, ofron një paketë të gjërë shërbimesh si: Konsulencë Financiare, Marketing, Qiradhënie dhe Administrim.
Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë dhe SHBA, me afërsisht 5,000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

Pozicioni: Koordinator/e TEG
Departamenti: Operacional
Vendnodhja: Zyrat qendrore të ACREM, Tiranë


Përshkrim i Pozicionit të Punës
Asiston Menaxheren e qendrës në koordinimin, organizimin, mbarëvatjen dhe mirëfunksionimin e të gjitha shërbimeve në qendër.

Detyrat dhe përgjegjësitë


  • Asiston Menaxheren e qendrës në punët dhe detyrat rutinë në funksion të mbarëvajtjes së qendrës.
  • Kontribuon në mbarëvajtjen dhe funksionimin e të gjitha shërbimeve në qender si: sigurimi i brendshëm dhe i jashtëm, mirëmbajtja teknike, pastrimi, evadimi i mbeturinave, etj.
  • Mban marrëdhëniet me nënkontraktorët për çështjë të lëna nga menaxherja e qendrës.
  • Ndjek zbatimin e rregullores së qendrës nga subjektet (oraret e operimit të dyqaneve, zonat e shkarkimit etj).
  • Koordinimi i punimeve për hapjen e dyqaneve të reja.
  • Kontroll i përgjithshëm dhe i përditshëm vizual lidhur me pozicionimin e elementëve përbërës të interiorit dhe eksteriorit të qendrës (stendat, vazot e luleve, logot e dyqaneve etj).
  • Ndjek likujdimin e detyrimeve nga ana e subjekteve qiamarrëse.
  • Koordinim me departamentin e siguirsë dhe teknikës për kërkesa dhe problematika të ndryshme të qiramarrësve.
  • Përpilimi dhe transmetimi tek qiramarrësit i njoftimeve të ndyshme informuese lidhur me ndryshime/ përditësime të rregullores së qendrës dhe / ose informacione të ndryshme që duhen transmetuar në formë të shkruar.
  • Supervizimi i stafit të shërbimit të klientit dhe punonjësve të loading zone.
  • Organizimi i punëve ditore sipas ngarkesës dhe detyrave të deleguara nga menaxherja e qendrës.
  • Raportim javor tek menaxherja e qendrës për ecurinë e përgjithshme të qendrës dhe problematikat e konstatuara.
  • Detyra të tjera që ngarkohen sipas nevojës së departamentit.

Kërkesat e pozicionit të punës:

  • Diplomë Bachelor (preferohet diplomë master) në Administrim Biznesi, Finanë, Juridik.
  • Të paktën 3 vjet përvojë pune në profesion të njëjtë apo të ngjashëm
  • Rrjedhshmëri në gjuhën angleze.
  • Njohuri shumë të mira të paketës MS Office.
Kërkesa të tjera:

  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese, negociuese dhe bashkëpunimi.
  • Njohuri të mira në fushën e biznesit
  • Njohuri mbi fushën e legjislacionit tregtar, të të drejtës tregtare etj
  • Ndjeshmëri shumë e mirë biznesi dhe analitike.
  • Aftësi të shkëlqyera organizative dhe menaxhuese.

Kushtet e Punës: BALFIN Group ofron një paketë tërheqëse përfitimesh, duke përfshirë një shpërblim të drejtë në vlerësimin e meritës dhe performances.

Mënyra e Aplikimit: Për të aplikuar për këtë pozicion, Ju lutem dorëzoni CV-në e detajuar brenda datës 19/12/2023 në adresën e e-mail: [B]hr@acrem.al[/B], duke specifikuar në subjekt: “Koordinator/e TEG”


*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale
 


Apply
Back
Top