• Tirane, ofrohet vend pune Supervizor Sherbimi Hotel 4*

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
5 Blloku
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Hoteleri
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
SUPERVISOR SHERBIMI
PERGJEGJESITE:
Eshte personi pergjegjes per te siguruar

  1. Pasterti maksimale ne te gjitha ambjentet e Hotelit
  2. Sherbim me standarte te larta ndaj klientit

Sektori i pastrimit

  • Planifikon detyrat per departamentin e pastrimit dhe i shperndan ato tek stafi (percakton prioritetet)
  • Kujdeset qe i gjithe hoteli te jete i paster dhe i rregullt
  • Zhvillon dhe implementon procedurat dhe rregullat e mirembajtjes se Hotelit
  • Vezhgon dhe kujdeset gjate gjithe kohes qe dhomat dhe ambientet e perbashketa te jene ne kushtet dhe standartin e duhur
  • Sigurohet qe te kete gjendje te mjaftueshme te furnizimeve per minibaret, materialet e pastrimit, shtresave te krevateve,
  • Bashkepunon me financen per inventaret dhe per furnizimet e nevojshme
  • Pret dhe i jep zgjidhje kerkesave dhe ankesave te klienteve
  • Sigurohet qe stafi te jete ne kohe ne pune, i rregullt dhe me uniforme
  • Planifikon trajnime gjate punes dhe vlereson efektivitetin e tyre
  • Merr pjese ne procesin e rekrutimit, intervistimit dhe trajnimi te stafit
  • Percakton detyrat dhe jep udhezime stafit per kryerjen e tyre
  • Organizon oraret dhe kalendaret e pastrimin te thelle te dhomave dhe hotelit

Sektori ushqimor

  • Percakton menune e mengjesit ne bashkepunim me drejtuesit dhe kujdeset qe mengjesi te jete i plote dhe ne raste te vecanta te pershtatet per kerkesa specifike te klienteve/grupeve
  • Sigurohet qe mengjesi te ofrohet ne kohen dhe menyren e duhur profesionale
  • Kujdeset per paraqitjen estetike te bufese se mengjesit, organizon ndryshime per te shmangur monotonine
  • Bashkepunon me kuzhinieren dhe kamarieret qe sherbimi te jete ne nivelin e duhur
  • Ndjek furnizimet dhe kontrollon magazinimin e produkteve te mengjesit
  • Kujdeset per te mbikqyrur dhe zbatuar rregullat e higjenes dhe ligjshmerine e sektorit ushqimor
  • Ndjek dhe merr pjese ne raportimin e konsumit te produkteve dhe inventaret si edhe kontrollon koston
  • Organizon sherbimin ne dhome te mengjesit (ne raste kur parashikohet nga kompania)
  • Organizon sherbimin HB ne raste kur biet dakort te merren prenotime te tilla

Pagesa 650 Euro
Cel. : 0674000888
 


Apply WhatsApp
Back
Top