• Tirane, ofrohet vend pune Supervizor/e

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Supervizor
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Kompania "ONI" sh.pk, u themelua rreth 20 vjet më parë nga një grup ekspertësh profesionistë, për të ofruar shërbime të ndryshme në fushën e Teknologjisë së Informacionit, dhe jo vetëm.
Ekipi ynë i menaxhimit, përfshirë Drejtuesin e tij, kanë qenë bashkëpunëtorë për më shumë se 10 vjet, një garanci si një partner i besueshëm, duke ofruar standardet më të larta në të gjitha projektet e zhvilluara dhe të ardhshme.
Përvoja e fituar nga implementimi i projekteve të ndryshme ndër vite, ka krijuar mundësinë e funksionimit në të gjithë vendin.

Detyrat
  • Njohja e urdhëresave të Ministrise Së Shëndetësisë dhe Drejtorisë së Spitalit në kuadrin e ofrimit dhe përmiresimit të cilesisë së sherbimit ndaj pacientit
  • Përvetësimi i njohurive në funksionimin e sistemit për modulin e pacientit ambulator dhe spitalor
  • Trajnimi I stafit infermieror për Kartelen e Pacientit Spitalor.
  • Asistencë në vendin e punës në implementimin e Karteles së Pacientit Spitalor dhe në vijimësi.
  • Raportimi në kohë reale i problematikave të hasura në proçesin e punës .
  • Raportimi javor i ecurisë dhe mbarëvajtjes së proçesit te punës nga supervizori.

Kriteret
  • Të ketë mbaruar studimet universitare në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike apo në degë të tjera të ngjashme
  • Të ketë eksperiencë pune
  • Të ketë aftësi të mira në menaxhimin e llogarisë si përdorues i Sistemit
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të bashkëpunimit në grup.
  • Të ketë dëshirë për të mesuar.
Të interesuarit të dërgojnë CV në email-et :
oni.shpk@yahoo.it
amihajli@gmail.com[/B][/B]
 


Apply
Back
Top