• Tirane, ofrohet vend pune Stomatologe/ dentiste

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
11 Instituti | Kamez | Paskuqan
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Dentist | Stomatologji | Asistente Dentare
Eksperienca
vetem me eksperience
KËRKOHET STOMATOLOG/E
📍 Kamëz, Tiranë

Një klinikë dentare serioze dhe në zhvillim kërkon të integrojë në staf një stomatolog/e me profil profesional, etikë pune të lartë dhe synim për bashkëpunim afatgjatë.

Pozicioni është i përshtatshëm për një profesionist/e që dëshiron të ndërtojë një rrugëtim të qëndrueshëm, të rritet profesionalisht dhe të bëhet pjesë e një ambienti pune të organizuar, kërkues dhe me standarde të larta klinike.

Kriteret kryesore:

- diplomim në Stomatologji, i përmbyllur me rezultate shumë të mira akademike
- seriozitet, korrektësi dhe përgjegjshmëri profesionale
- komunikim i mirë me pacientët dhe paraqitje profesionale
- aftësi për të punuar me përqendrim të lartë dhe me disiplinë klinike
- gatishmëri për punë intensive dhe respektim rigoroz të protokolleve të klinikës
- interes real për stabilitet, formim të vazhdueshëm dhe ngritje profesionale

Kushtet e punës:

- Orari: 8–10 orë në ditë
- Pagesa: 500–900 Euro + përqindje, në varësi të performancës dhe volumit të punës
- Orari i diskutueshëm

Faza fillestare e integrimit profesional:
Për 6 muajt e parë, stomatologu/ja do të ushtrojë funksionin e operatorit të dytë, në krah të doktorit kryesor, me qëllim njohjen dhe perfeksionimin e protokolleve të klinikës, përshtatjen me standardin e punës dhe krijimin gradual të besimit të pacientëve.

Kërkohet një kandidat/e që e sheh këtë mundësi si një angazhim serioz dhe afatgjatë, jo si një zgjidhje të përkohshme pune.

📍 Adresa: Kamëz, Tiranë, pranë gjimnazit “Ibrahim Rugova”, ngjitur me stacionin e autobuzit.

Aplikimi:
Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë CV-në e tyre. Kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.
📞 0685379719

Cel. : 0685379719
 


WhatsApp
Back
Top