• Tirane, ofrohet vend pune staf administrativ

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Sociologji | Psikologji
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
me dhe pa eksperience
352a7756-6f38-4e74-a823-2f9c17f07a12
Projekti:NGA TIRANA NË EUROPË
– Guidë Rinore mbi Historinë & Traditën e Kryeqytetit të Rinisë”

Kohezgjatja e projektit : 1 Qershor 2022 – 30 Shtator 2022

Informacion mbi organizaten:
"Qendra për Administrim Social Ekonomik Territorial" (ASET) është një organizatë jo qeveritare dhe jo fitimprurëse e regjistruar në vitin 2014. Stafi i Qendrës përbëhet nga ekspertë të kualifikuar me përvojë të gjatë në mbrojtjen, promovimin dhe advokimin e të drejtave të njeriut dhe grupeve vunerable, gjithashtu me eksperiencë shumë të mirë në grumbullimin, hulumtimin dhe analizimin e të dhënave, ngritje kapacitetesh dhe shërbime ndaj grupeve vunerable.

Përshkrim i projektit
Qëndra për Administrim Social, Ekonomik dhe Territorial-ASET do të implementojë projektin “NGA TIRANA NË EUROPË – Guidë Rinore mbi Historinë & Traditën e Kryeqytetit të Rinisë . Ky projekt/aktivitet organizohet në kuadër të programit Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022 me mbështetjen financiare të Kongresit Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë. Projekti synon promovimin nëpërmjet të rinjve të veshur me kostume popullore të traditës dhe vlerave kulturore tek të rinjtë Evropianë nëpërmjet guidave turistike të ofruara me rastin e Vitit- Tirana Kryeqytet i Rinisë Europiane. Gjithashtu qëllimi është promovimi i Tiranës i atraksioneve të saj përgjatë 2022 ku kryeqyteti do të jetë mikpritës për të gjithë të rinjtë nga Evropa që do ta vizitojnë.
Në kuadër të këtij projekti, ASET kërkon të kontraktojë të rinj.

Kërkohet që kandidatët të plotësojnë kriteret e mëposhtme:
· Të ketë Diplomë Universitare në Fakulteti Histori-Filologji ose Fakulteti i Shkencave Sociale apo të jetë duke studiuar në këto Fakultete;
· Të njohë dhe të flasë shumë mirë gjuhë të huaj (Preferohet Anglisht/ Gjermanisht/Italisht)

Përgjegjësitë dhe detyrat:
1. Të rinjtë do të ofrojnë informacione mbi Tiranën, Traditat, dhe kulturën e kryeqytetit
për vizitorët/turistët
2. Shërbimi do të ofrohet nga e Hena në të Premte në atraksione të ndryshme të Tiranës
3. Shërbimi do të ofrohet i veshur me kostume popullore te Qytetit të Tiranës

Dokumenta aplikimi:
- CV
- Deshmi penaliteti
- Diplome ose vërtetim nga Fakulteti që është në ndjekje të studimeve
- Dëshmi e gjuhëve të huaja

Aplikimet të dërgohen në adresën:
info@asetcenter.al brenda datës 28/06/2022 ora 16:00

Cel. : 0695302150
 


Apply WhatsApp
Back
Top