• Tirane, ofrohet vend pune Specialisti Reklamash në Facebook

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
7 Rr. e Kavajes | 21 Dhjetori
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Marketing Social Media | ADS | SEO
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
Bum SH.P.K. është në kërkim të një: Specialisti Reklamash në Facebook, me kohë të plotë, i cili do të ketë përgjegjësinë për të krijuar, menaxhuar dhe testuar fushata të ndryshme. Ky rol do përfshijë të gjithë ciklin, që nga krijimi i fushatave deri në përfundim.

Përgjegjësitë kryesore:

  • Organizimi, menaxhimi, analizimi dhe rritja e fushatave edhe buxheteve të Facebook-ut në baza ditore, javore dhe mujore duke mbajtur shpenzimet të optimizuara për rritjen e shitjeve dhe duke arritur qëllime strikte të ROI.
  • Të jeni shtysa e kreativitetit për reklama të reja përmes ideve tuaja gjithashtu dhe duke bashkëpunuar me departamentet e tjera.
  • Vazhdimisht të ideoni, implementoni dhe masni rezultatet e testimeve A/B për krijimin dhe targetimin e fushatave për të optimizuar angazhimin/konvertimin.
  • Të performoni ndjekjen dhe analizimin e performancës për cdo fushatë. Të përgatisni dhe dërgoni raporte duke identifikuar sukseset dhe mundësitë për përmirësim.
  • Të jeni të përditësuar mbi ofertat tona, praktikat më të mira të menaxhimit të rrjeteve sociale dhe aspektit kompetitiv.
Kualifikimet e Preferuara (Shënim: Këto janë preferenca dhe nuk janë të detyruara. Ne ju inkurajojmë të aplikoni edhe nëse nuk i plotësoni të gjitha pikat.):

  • Të jeni punëtor me nivel të lartë saktësie dhe detajist.
  • Të jeni të aftë për të analizuar të dhëna dhe të ofroni plane zbatimi në lidhje me përfundimet që keni nxjerrë.
  • Të keni aftesinë dhe përkushtimin për të mësuar koncepte e sisteme te reja.
  • Të jeni kompetent në menaxhimin e shumë projekteve dhe të organizoni, prioritarizoni dhe të strukturoni ngarkesën e punës.
  • Aftësi shumë të mira verbale dhe shkrimore.
  • Pjestar i fortë ne grup, duke ia dalë mbanë dhe në punë individuale.
  • 1-2+ vite eksperience në menaxhimin e fushatave reklamuese për Facebook.
  • Eksperiencë në menaxhimin e buxheteve ditore me minimum $5000.
  • Aftësi të mira në përdorimin Microsoft Excel dhe Google Docs.
  • Diplomë e shkollës së mesme.
Për të aplikuar dërgoni CV tuaj: info@bum.al



Cel. : info@bum.al
 


Apply
Back
Top