• Tirane, ofrohet vend pune Specialist Ligjor

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Juridik | Drejtesi
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
EPPC Albania në emër të klientit të saj, një bankë dixhitale që ofron shërbime financiare të drejtuara nga teknologjia, me një fokus të fortë në inovacion dhe në përmirësimin e përvojës së klientit, është aktualisht në kërkim për një Specialist Ligjor.

Përgjegjësitë kryesore:
  • Hartimi dhe Rishikimi i Dokumentacionit Ligjor: Përgatitja dhe rishikimi i kontratave bankare dhe dokumenteve të tjera ligjore, duke siguruar përputhshmëri me legjislacionin në fuqi dhe politikat e brendshme të bankës;
  • Këshillim Juridik dhe Mbështetje për Biznesin: Ofrimi i këshillimit dhe opinioneve ligjore për departamentet e biznesit lidhur me zhvillimin e produkteve të reja bankare, strukturimin e transaksioneve dhe interpretimin e kuadrit ligjor e rregullator që ndikon në aktivitetin e bankës;
  • Pajtueshmëri Rregullatore (Compliance): Monitorimi i ndryshimeve në legjislacionin bankar dhe financiar, përfshirë kuadrin KYC/AML, dhe mbështetja në zbatimin e kërkesave rregullatore dhe politikave të brendshme të bankës;
  • Analizë e Rrezikut Ligjor: Identifikimi dhe vlerësimi i rreziqeve të përputhshmërisë që lidhen me operacionet, produktet dhe marrëdhëniet e bankës me klientët;
  • Përgatitja e Politikave, Manualeve dhe Procedurave të Brendshme: Asistimi në përgatitjen e manualeve, rregulloreve dhe procedurave të brendshme në përputhje me legjislacionin dhe aktet rregullatore të Bankës së Shqipërisë.
Kërkesat për këtë pozicion janë:
  • Diplomë në Drejtësi;
  • 2-3 vite eksperiencë në fushën ligjore;
  • Licencë për ushtrimin e profesionit të avokatit (përbën avantazh);
  • Njohuri të legjislacionit shqiptar, veçanërisht në fushën bankare, financiare, tregtare dhe korporative;
  • Eksperiencë në bankë, institucion financiar ose studio ligjore që asiston institucione financiare (përbën avantazh)
  • Njohuri mbi legjislacionin bankar, kërkesat rregullatore dhe hartimin/rishikimin e kontratave bankare.
Si të aplikoni

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj në linkun: https://eppc.al/aplikoni/
Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.
 
Back
Top