• Tirane, ofrohet vend pune Specialist IT-je dhe Monitorimi

Tring TV, është në kërkim të një Specialist IT-je dhe Monitori, i cili do të jetë përgjegjës për instalimin dhe përmirësimin e komponentëve, instalimin e softuerëve, asistim me administrimin e rrjetit dhe të zgjidhin të gjitha problemet e suportit të IT-së.

Detyrat dhe përgjegjësitë:


  • Të instalojë komponentët e rinj të softuerit dhe harduerit;
  • Të vlerësojë në mënyrë të rregullt sistemet tona të IT-së për t’u siguruar që ato përmbushin kërkesat e nevojshme;
  • Të asistojë me çështje të administrimit të rrjetit;
  • Të kujdeset që ruajtja të dhënave është e sigurt;
  • Të zgjidhë të gjitha problemet që kolegët e tij kanë me sistemet e IT-së dhe softueret;
  • Të edukojë kolegët për sigurinë e rrjetit dhe praktikat më të mira të përdorimit të kompjuterit;
  • Të japë mbështetjen e tij për operacionet e përditshme të rrjetit tonë kompjuterik;
  • Konfigurime dhe mirëmbajtje të platformave qendrore të monitorimit;
  • Të kryejë kontrolle ditore në platformat e monitorimit dhe pajisjet përkatëse;
  • Të implementojë dhe konfigurojë integrimet dhe zhvillimet e reja të teknologjisë në sistemet e monitorimit;
  • Të ndihmojë në zhvillimin e planeve të monitorimit dhe kontrolleve të cilësisë së të dhënave
  • Sigurimi i regjistrimit të eventeve dhe problematikave për të ndihmuar në hetimin, parandalimin e incidenteve, problematikave dhe cilësisë së shërbimit;
  • Sigurimi i mekanizmave të filtrimit dhe korrelacionit të ngjarjeve për të zvogëluar zhurmën e ngjarjeve;
  • Raportim në instancat përkatëse sipas problematikës;
  • Ndjekja e problematikave deri në zgjidhjen e tyre;
  • Raportim për zgjidhjen e problematikave;
  • Raporte javore për problematikat dhe eventet sipas platfomave te raportimit dhe sherbimeve.
Eksperienca profesionale: 6 ose me tepër muaj eksperienca të ngjashme

Aftësi dhe cilësi:
  • Të ketë aftësi të mira ndërpersonale dhe komunikuese;
  • Të jetë i aftë për të zgjidhur problematika në mënyrë të pavarur;
  • Të ketë njohur shumë të mira të rrjeteve dhe të përdorimit të kompjuterit;
  • Të ketë aftësi për të zgjidhur probleme dhe për të punuar nën trysni.
Të gjitha CV-tuaja mund t’i dergoni në adresën hr@tring.tv.
Vetëm kantidatët që plotësojnë kushtet, do të kontaktohen.
 


Apply
Back
Top