Tirane, ofrohet vend pune Specialist Investigator
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Finance-Banke | Sigurime
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience
NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE
Pozicioni: Specialist Investigator, Njësia e Investigimit
Departamenti: Departamenti i Sigurisë
Divizioni: Operacional
Objektivat Parësore
Ndihmon në analizimin e thelluar , për të parandaluar dhe zbutur rrezikun e OBA kundra cështjeve të mashtrimeve dhe veprimeve të tjera jo të ligjshme (AML , etj. )
Rolet Kyçe dhe Përgjegjësitë
Kualifikimet, eksperiencat dhe aftësitë e kërkuara
Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë CV të përditësuar dhe një letër motivimi në adresën e email-it humanresources@otpbank.al
Ju lutem vini re që vetëm kandidatët e shortlistuar do të kontaktohen.
Afati i fundit i aplikimeve është 10 Dhjetor 2021.
Pozicioni: Specialist Investigator, Njësia e Investigimit
Departamenti: Departamenti i Sigurisë
Divizioni: Operacional
Objektivat Parësore
Ndihmon në analizimin e thelluar , për të parandaluar dhe zbutur rrezikun e OBA kundra cështjeve të mashtrimeve dhe veprimeve të tjera jo të ligjshme (AML , etj. )
Rolet Kyçe dhe Përgjegjësitë
- Kryen investigime dhe analiza të thelluara për raste të dyshimta alokuar nga Përgjegjësi i Njësisë.
- Përgatit përmbledhje të shkruara mbi rastet e analizuara dhe dërgon kërkesa në rrjetin e degëve/HO për kontaktuar dhe marrë më tej informacion
- Merr masast përkatëse lidhur me rastet e dyshimta duke kërkuar respektivisht mbylljen\pezullimin e marrëdhënieve.
- Ndihmon në përgatitjen e raporteve e korespondencave përkatese me autoritetet e nevojshme në përputhje me rregulloret e bankës (si të brendshme dhe të jashtme).
- Analizimi i transaksioneve / klientëve dhe mbështetja në raportim i rasteve të dyshimta në njësitë e brendshme;
- Ndjekja e rekomandimeve të auditimit;
- Ndihmon në shkrimin dhe përditësimin e procedurave dhe udhëzimet e bazuara në legjislacionin lokal dhe rregulloret e Grupit që lidhen me mashtrimet dhe cështje të parandalimit të pastrimit të parave.
- Implementimi i kontrolleve për të siguruar përputhjen me rregulloret, procedurat e udhëzimeve dhe standardet e Grupit;
- Punon si mbështetës i Përgjegjësit të Njësisë dhe kryen ndonjë detyrë tjetër sipas nevojave të njësisë kur kërkohet;
- Të ndihmojë në përgatitjen e raporteve të ndryshme të kërkuara nga mbikëqyrësit, Autoriteti Përgjegjës dhe Grupi;
Kualifikimet, eksperiencat dhe aftësitë e kërkuara
- Diplomë Universitare në Ekonomi/Finance. Dega Ekonomi-Informatike do përbënte avantazh.
- Preferohen kandidatët me përvojë pune minimalisht 2 vite në institucione financiare\konsulence, në fushën AML, Parandalimit të Mashtrimeve dhe Audit të Brendshëm.
- Do të përbënte avantazh eksperienca me legjislacionin dhe procedurën penale/civile apo eksperienca në një bankë ndërkombëtare.
- Certifikime në fushën e auditimit të brendshëm (CIA) apo certifikime të tjera në fushën e AML (CAMS) apo kundra mashtrimeve (CFE) do të përbënin avantazh.
- Kërkohet niveli i avancuar i gjuhës angleze (në të shrkuar dhe në të folur)
- Aftësi të shkëlqyera të komunikimit me shkrim dhe gojë.
- Aftësi të forta analitike, problem-zgjidhëse, kreativitet.
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur, me mbikëqyrje minimale ose si pjesë e ekipeve të integruara.
- Aftësia për të bashkërenduar kërkime të avancuara edhe në gjuhë të huaj.
- Konfidencë në përdorimit e kompjuterit, vecanërisht Excel dhe aplikimet e tjera MC Office.
- Dëshirë për t’u zhvilluar më tej dhe për të qenë i përditësuar me trendet globale.
Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë CV të përditësuar dhe një letër motivimi në adresën e email-it humanresources@otpbank.al
Ju lutem vini re që vetëm kandidatët e shortlistuar do të kontaktohen.
Afati i fundit i aplikimeve është 10 Dhjetor 2021.
Apply