• Tirane, ofrohet vend pune Specialist i Riskut të Kredisë, Njësia e Riskut të Kredisë

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Specialist i Riskut të Kredisë, Njësia e Riskut të Kredisë

Qëllimi i punës:

Siguron që aplikimet për kredi janë në përputhje me parimet dhe kriteret e kredidhënies nga aspekti i riskut të kredisë, me qëllim minimizimin e riskut.

Detyrat dhe Përgjegjësitë e pozicionit:

  1. Verifikon aplikimin për kredi duke marrë një vendim profesional rreth situatës së klientit, në përputhje me politikat dhe proçedurat e kredidhënies në fuqi;
  2. Siguron që të gjitha aplikimet janë në përputhje me politikat e kredidhënies në fuqi;
  3. Vlerëson kapacitetin dhe jep mendimin mbi riskun përkatës si dhe merr pjesë si anëtar me të drejta të plota në Komitetin e Kredisë;
  4. Reagon shumë shpejt ndaj kërkesave të oficerëve të kredisë; Përgatit përmbledhjen e rasteve të kredisë dhe referon opinionin e tij / saj në Komitetin e Kredisë; Informon për rreziqet e identifikuara dhe masat e propozuara në lidhje me zbutjen e riskut të kredisë;
  5. Identifikon probleme të ndryshme në lidhje me të dhënat në sistemet e kompanisë dhe i raporton ato në kohë për t’u rregulluar;
  6. Trajnon dhe mentoron stafin shitës të degëve përkatëse lidhur me vlerësimin e riskut të kredisë, duke u fokusuar në cilësinë e kredidhënies.
Kërkesat për pozicionin:

  1. Eksperiencë pune e preferueshme 4 vite në shitje në pozicionin oficer /analist kredie ose specialist risku në një institucion financiar/bankë;
  2. Aftësi të shkëlqyera analize financiare;
  3. Aftësi të shkëlqyera komunikimi;
  4. Aftësi për të ndërtuar marrëdhënie pozitive brenda kompanisë;
  5. Aftësi për të ndërtuar ekspertizë profesionale me integritet dhe përkushtim;
  6. Aftësi të shkëlqyera trajnuese;
  7. Diplomë Universitare e preferueshme në Kontabilitet, Financë, Ekonomi, Administrim Biznesi ose fusha të tjera të ngjashme.
Si të aplikoni:

Dërgoni aplikimin tuaj brenda datës 14 Qershor 2023, në adresën e emailit humanresources@noafin.al.
Aplikimi duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe një letër motivimi për pozicionin përkatës.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore për një intervistë.
 


Apply
Back
Top