• Tirane, ofrohet vend pune Specialist i Prodhimit LEAN

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxhinieri
Gjuha
  1. anglisht
  2. italisht
Eksperienca
vetem me eksperience
DIMENSION HR është një kompani e specializuar në fushën e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore, duke ofruar një gamë të gjerë shërbimesh si kërkimi i ekzekutivëve, rekrutimi, programe trajnimi, shërbime EOR, këshillim për karrierën etj,Përmes angazhimit tonë të pandërprerë në çështjet e burimeve njerëzore, synojmë të udhëheqim zhvillimin dhe përmirësimin e standardeve profesionale në tregun e punës.
Në emër të një kompanie prestigjioze në industrinë prodhuese, po kërkojmë një Specialist i Prodhimit Lean për t’u bërë pjesë e një ekipi dinamik dhe inovativ.

🎯 Qëllimi i Pozicionit
Specialisti i Prodhimit Lean do të jetë përgjegjës për analizimin dhe optimizimin e të gjithë procesit të krijimit të vlerës, me qëllim identifikimin dhe eliminimin e aktiviteteve që nuk sjellin vlerë të shtuar. Roli synon përmirësimin e efikasitetit të operacioneve nëpërmjet aplikimit të metodologjive Lean.

✅ Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore
  • Verifikon aktivitetet që nuk gjenerojnë vlerë në procesin e prodhimit
  • Analizon lëvizjet dhe rrjedhën e materialeve në raport me pikën e përdorimit
  • Identifikon defektet dhe ripunimet për produkte jashtë standardeve
  • Monitoron stokun e tepërt dhe prodhimin mbi kërkesë
  • Vlerëson kohën e pritjes dhe organizimin e proceseve
  • Kontrollon transportin e panevojshëm të materialeve
  • Analizon OEE (Efikasitetin e Pajisjeve)
  • Zbaton dhe mirëmban menaxhimin vizual dhe dokumentacionin përkatës

🧠 Kualifikime dhe Aftësi të Kërkuara
  • Diplomë Universitare në Shkenca Ekonomike
  • Minimumi 3 vite eksperiencë në prodhim, preferohet në industri
  • Aftësi të larta analitike dhe organizative
  • Qasje proaktive dhe bashkëpunuese
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe negocimi
  • Aftësi për të analizuar informacion kompleks dhe për ta paraqitur në mënyrë të qartë
  • Njohuri të avancuara të programeve Microsoft Office, veçanërisht Excel
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze dhe/ose italiane
📩 Apliko Tani!
Nëse jeni të apasionuar pas përmirësimit të proceseve dhe keni aftësinë për të ndikuar pozitivisht në performancën e një organizate, ky pozicion është mundësia juaj!

Menyra e aplikimit:

Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) vetëm në adresën tonë rekrutime@dimensionhr.al me subjekt «Specialist i Prodhimit Lean»

Bazuar në aplikimin tuaj, Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Dimension.

JU MIREPRESIM!

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi.
 


Apply WhatsApp
Back
Top