• Tirane, ofrohet vend pune Specialist i Marrjes në Sigurim, Tiranë

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
9 Qender
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Agjent shitje | Menaxhim shitje
  2. Ekonomist-Financier/e
  3. Inxhinieri
  4. Juridik | Drejtesi
  5. Marketing
  6. Menaxhim Biznesi
  7. Sherbim Klienti
  8. Supervizor | Team Leader
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
“SIGAL INSURANCE GROUP” sh.a. shoqëri sigurimi me eksperiencë 26 vjeçare, themeluar më 22 Shkurt 1999, e përfaqësuar me 8 kompani sigurimi jetë dhe jo-jetë, risigurime dhe fond pensionesh që ofron të gjitha klasat e sigurimit me 42 produkte, me rreth 1,500 punonjës dhe agjentë në mbi 900 zyra ku ajo operon dhe zhvillon aktivitetin e saj në 3 shtete: Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, shpall 1 (një) vend të lirë pune për:


Specialist i Marrjes në Sigurim, Tiranë

Përmbledhje e detyrave dhe përgjegjësive:
  • Kërkon dhe identifikon treg dhe klientë potenciale per shitjen e produkteve të sigurimit..
  • Mban marrëdhëniet me klientet.
  • Këshillon klientin mbi dokumentacionin.
  • Përcakton mbulimin e sigurimit, përllogarit primin e sigurimit dhe lëshon policën.
  • Rregjistron të dhënat për shitjet e policave të sigurimit, dhe përpunon evidencat e shitjes.
  • Pregatit planin lidhur me kërkesat dhe shpenzimet e nevojshme për zhvillimin e mëtejshme shitjeve.
Kriteret që aplikantët duhet të plotësojnë janë:

  1. Të ketë mbaruar arsimin e lartë, me preferencë në Fakultetin e Inxhinierisë, Fakultetin Ekonomik ose Shkenca të Natyrës.
  2. Preferohen të kenë njohuri në fushën e sigurimeve.
  3. Njohuri shumë të mira kompjuterike në programet e paketës Microsoft Office, e-mail, internet.
  4. Preferohen kandidatë me njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze (të shkruar dhe të folur).
  5. Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese, organizative, analizuese, drejtuese, monitoruese dhe vlerësuese. Të jetë i/e përkushtuar dhe dinamik.
  6. Të ketë aftësi analizuese, monitoruese dhe vlerësuese. Të jetë i përkushtuar dhe dinamik.
Të interesuarit, brenda datës 02.01.2026 të dorëzojnë CV edhe letër reference nga punëdhënësi i mëparshëm (ose punëdhënësi aktual) në adresën zyrtare të e-mail-it: burimetnjerezore@sigal.al ose në postën e shkruar në adresën: SIGAL INSURANCE GROUP; Departamenti Legal & Burimeve Njerëzore; “Qëndra e Biznesit SIGAL”, Bul.“Zogu I”, Nr. 1, Tiranë ose na kontaktoni në numrin e telefonit 04 22 333 08.
 


Apply WhatsApp
Back
Top