• Tirane, ofrohet vend pune Specialist i lartë i Sektorit të BTL & Komunikim i Brendshëm

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Marketing
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Specialist i lartë i Sektorit të BTL & Komunikim i Brendshëm

Qyteti / Dega: Tiranë
Afati i fundit per aplikim eshte: 4 korrik 2023


Sektori: Sektori i BTL & Komunikimi i Brendshëm
Departamenti: Marketing

Kualifikimi i kërkuar:
• Diplomë universitare në Ekonomi;
• Të paktën 3 vjet përvojë në fushën e marketingut;
• I gatshëm të mbajë komunikim të përditshëm me degët/sektorët;
• Bashkëpunues për punën në grup;
• I/e aftë për të zgjidhur situata komplekse;
• Menaxhues shumë i mirë i kohës, në mënyrë që të realizojë në kohë vëllimin e madh të punës;
• Aftësitë shumë të mira në MSOffice, WordPress – mbi mesataren, Adobe suite, programe të tjera janë avantazh;
• Anglishte e rrjedhshme;
• Njohuri shumë të mira të produkteve bankare.


Detyrat Kryesore dhe Përgjegjësitë:

• Menaxhon zhvillimin, shpërndarjen dhe mirëmbajtjen e të gjithë kolateralit të shkruar dhe elektronik duke përfshirë, por pa u kufizuar në, materialet promovuese në degë, raportin vjetor, raportin financiar periodik, Intranetin etj;
• Mirëmban Intranetin duke identifikuar kërkesat e sistemit; instalimi i përditësimeve, monitorimi i performancës së sistemit;
• Përgjegjës direkt i Intranetit. Menaxhon përmbajtjen, funksionalitetin dhe strukturën e Intranetit përmes Sistemit të Menaxhimit të Përmbajtjes dhe Panelit të Kontrollit, llogarive të furnitorëve dhe fjalëkalimeve;
• Mban standarde të larta të cilësisë për sa i përket komunikimit të jashtëm (kur nevojitet);
• Merr pjesë dhe kontribuon në sponsorizime, evente, aktivitete CSR etj;
• Ruan arkivin e marketingut, imazhet janë shumë të rëndësishme;
• Ka nën mbikqyrje magazinën e marketingut dhe ruan materialet e përdorura dhe të ruajtura;
• Siguron marrëdhënie të mira me partnerët e brendshëm dhe të jashtëm.

Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë CV të përditësuar dhe një letër motivimi në adresën e email-it humanresources@otpbank.al. Ju lutem vini re që vetëm kandidatët e shortlistuar do të kontaktohen.
 


Apply
Back
Top