Tirane, ofrohet vend pune Specialist i gjithëpërfshirjes sociale
- Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- 7 Ekspozita | Gjykata
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Sociologji | Psikologji
- Gjuha
-
- anglisht
Shpallje për pozicion vakant pune
Data e hapjes: 23 Janar 2023
Data e mbylljes: 5 Shkurt 2023
Titulli i pozicionit: Specialist i gjithëpërfshirjes sociale
Vendi: Tiranë
Orë pune: Me kohë të plotë
Mbikqyrës: Drejtori Ekzekutiv i Fondacionit
Konteksti
Fondacioni “Ndihmë për Fëmijët” (NPF) është një organizatë jo-fitimprurëse e shoqërisë civile, që punon në nivel strategjik dhe në atë të ofrimit të shërbimeve në fushën e gjithëpërfshirjes sociale dhe arsimore, fuqizimit ekonomik si dhe vetmobilizimit të individëve, familjeve dhe grupeve në nevojë. Paralelisht, NPF mbështet qeverisjen vendore në planifikimin, menaxhimin dhe ofrimin e shërbimeve të integruara sociale efektive që synojnë nxjerrjen nga varfëria të ketyre grupeve.
NPF përmbush misionin e saj përmes zbatimit të projekteve të dedikuara, të mbështetura nga donatorë të ndryshëm dhe në bashkëpunim të ngushtë me pushtetin vendor e vetë përfituesit.
Zbatimi i këtyre projekteve, përvec të tjerave, ka nevojë për burime njerëzore të kualifikuara, me eksperiencë, aftësi profesionale relevante dhe përkushtim ndaj misionit të organizatës.
Në këtë faze të veprimtarisë së saj e në mbështetje të ofrimit të ekspertizes për ofrimin e shërbimeve sociale dhe të koordinimit të projekteve, NPF po kërkon të rekrutojë një profesionist në pozicionin e specialistit të gjithëpërfshirjes sociale.
Funksionet bazë të pozicionit:
Specialisti i gjithëpërfshirjes pritet të ofrojë shërbimet e tij/saj për realizimin e qëllimit dhe objektivave të projekteve si dhe do të ofrojë ekspertizë për mbështetjen e stafit të terrenit në përmbushjen e sfidave të punës së përditshme dhe të arritjes së objektivave në implmentimin e projekteve.
Aplikanti që do të përzgjidhet do të:
• Koordinojë punën e ekipeve në zonat e projektit duke kryer një administrim të mirë praktik, në saj të një sistemi konsultimi efikas, në të gjithë komponentët e organizimit të projektit dhe do t’i ofrojë mbështetjen e duhur personelit për realizimin me efikasitet të objektivave dhe aktiviteteve të projektit;
• Sigurojë që të gjitha aktivitetet e projektit të zbatohen në kohën e duhur dhe në përputhje me standartet e projekti dhe planin vjetor të veprimit;
• Planifikojë, sigurojë dhe monitorojë implementimin e aktiviteteve në bashkëpunim të ngushtë me stafin qëndror, atë lokal si dhe partnerët;
• Koordinojë aktivitetet dhe zhvillojë komunikimin me menaxherin, stafin e projektit, ekspertët dhe të tjerë aktorë dhe siguron që bashkëpunimi me partnerët të jetë i vazhdueshëm dhe i mirëmenaxhuar, sipas planit të miratuar të veprimit dhe objektivave të projektit. Informon menaxherin dhe / ose drejtorin ekzekutiv paraprakisht për çdo devijim madhor të aktiviteteve, praktikave dhe politikave të miratuara;
• Përgatisë raporte narrative dhe kujdeset që të ndiqen udhezimet për standartet e raportimit te paracaktuara;
• Kujdeset dhe monitoron në mënyrë të vazhdueshme zbatueshmërine cilësore të modelit të sherbimeve dhe aktiviteteve të projektit, si takime, trajnime, këshillime me përfituesit, familjet e tyre;
• Është globalisht përgjegjës për sigurimin e gjithëpërfshirjes dhe cilësinë e efikasitetin e zhvillimit të projektit duke u siguruar që puna është marrë në ngarkim me kompetencë, respekt e humanizëm dhe zbatohet duke respektuar të drejtat e njeriut, barazinë gjinore dhe lirinë e pjesëmarrjes;
• Mbledhë dhe analizojë të dhëna nga projekti dhe i analizon e vendos ato në dispozicion sipas nevojës;
• Ofrojë shërbime të integruara sociale në menyrë të drejtpërdrejte për përfitues dhe këshillon punonjës socialë vendorë;
• Marrë pjesë në mbledhjet mujore të ekipit të drejtimit dhe mbledhjet e stafit;
• I përgjigjet çdo thirrje për takim nga stafi mbikqyrës dhe partnerët në dobi të punës;
• Marrë pjesë në veprimet administrative të organizatës dhe zbaton me përpikmëri manualin e politikave dhe procedurave të saj.
Kualifikime të nevojshme:
Specialisti i gjithëpërfshirjes duhet të demonstrojë njohuri akademike, profesionale dhe aftësi praktike në fushën e punës/shërbimeve sociale dhe gjithëpërfshirjes dhe koordinimit të projekteve.
Ai/ajo duhet të ketë:
Arsim:
Arsimin e lartë në Shkenca Sociale apo degë të përafërta; MA është i preferuar;
Eksperiencë:
Eksperiencë pune të paktën tre vite në fushën e përfshirjes dhe shërbimeve sociale;është e preferuar eksperienca e punës në programe/projekte të përafërta me projektet që zbaton NPF per fuqizimin social dhe ekonomik të grupeve në nevojë dhe koordinim projektesh;
Gjuhët:
Shqip; njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
Njohuri të tjera dhe aftësi ndërpersonale:
• Njohuri mbi sistemin e shërbimeve sociale në nivel qëndror dhe lokal;
• Aftësi këshilluese, analitike dhe raportuese;
• Aftësi inovative;
• Aftësi në shkrimin e raporteve narrative;
• Aftësi komunikuese dhe të punës në grup;
• Aftësi për të punuar në ambjente inter kulturore;
• Dëshirë, dinamizem dhe gatishmëri për të punuar në terren;
• Njohuri shumë të mira të programeve te kompjuterit MS Office;
• I gatshëm të udhëtojë në zona të ndryshme të projekteve.
Aplikimi:
Individët që zoterojnë këto cilësi duhet të dorëzojnë:
1. Curriculum Vitae;
2. Letër motivimi ku të përshkruajnë motivacionin dhe se si cilësitë e tyre janë relevante për pozicionin;
3. Dy letra reference nga punëdhënës të mëparshëm.
Dërgoni aplikimin online në: NPFTirana@icc-al.org ose ne adresën: Bulevardi “Gjergj Fishta” Kulla Nr.1, Kati 3, Ap. 8, Tiranë, jo më vonë se 5 Shkurt 2023. Aplikimet e dërguara mbas kësaj date nuk do të konsiderohen.
Fondacioni “Ndihmë për Fëmijët” ofron mundësi të barabarta punësimi pa dallime gjinie, etnie dhe fetare.

Attachments
Apply