• Tirane, ofrohet vend pune Specialist GIS

Digital Group kerkon Specialist Gis

Digital Group eshte nje shoqeri konsulence ne fushen e informatikes dhe I ofron shoqerive nderkombetare
nje game te gjere sherbimesh ne infrastrukture IT, GIS, CRM, aplikacione web.
I japim te gjithe personave te motivuar me deshiren per te punuar dhe per tu rritur mundesine per te punuar ne nje nga projektet tona me te medha.

Roli dhe përgjegjësitë e Specialistit GIS:
1. Është përgjegjës për administrimin e Databazave, Administrimin & zhvillimin e Sistemeve GIS, Administrimin e Rjeteve që kanë lidhje me sistemet GIS dhe WEBGIS në përputhje me specifikimet e kërkuara nga shoqëria dhe projektet e saj;
2. Siguron organizimin cilësor të trajnimeve në fushën e tij sipas nevojave të shoqërisë dhe projekteve të saj;
3. Administron bazat e të dhënave gjeografike (spatial database).
4. Garanton aplikimin e saktë të platformave të avancuara: Quantum Gis, ArcGIS Desktop, Autocad.

Jemi ne kerkim te personave me karakteristikat e meposhtme:
1. Të jetë me arsim të lartë gjithashtu të ketë njohuri dhe eksperiencë pune në:
a) administrimin e Databazave, Administrimin & zhvillimin e Sistemeve GIS, Administrimin e Rjeteve që kanë lidhje me sistemet GIS dhe WEBGIS;
b) organizimin e trajnimeve;
c) administrimin e bazave të dhënave gjeografike (spatial database);
2. Te jete bashkepunues dhe i afte te punoje ne grup;
3. Te kete disponueshmeri full time;
4. Të njohë platformat e avancuara: Quantum Gis, ArcGIS Desktop, Autocad;
5. Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës Italiane, ndërsa njohja e gjuhëve të tjera është prioritet;
6. Dëshiron të mësojë akoma më shumë (in-depth) në fushën GIS & të kryejë kërkime për ide novatore, duke zgjeruar njohuritë dhe potencialet.

Ofrojme:
1.Trajnim dhe supervizim nga ekspertet tane te projektit.
2.Pagese te kenaqshme dhe mundesi per tu rritur ne nje kompani te pranishme prej vitesh ne treg.

Kandidatet e interesuar jane te lutur te dergojne nje Cv ne adresen tone te emailit: hr@digitalgroup.al
Kandidatura juaj do te trajtohet me maksimumin e konfidencialitetit.
 


Apply
Back
Top