• Tirane, ofrohet vend pune Specialist Finance

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Titulli: Specialist Finance
Lloji i punës: I përhershëm, me kohë të plotë
Vendndodhja: Tiranë, Shqipëri

Rrjeti farmaceutik Ditë e Natë (ditenate.al) ka lindur si farmacia që ju gjendet pranë në çdo kohë, për të gjithë ata që kanë nevojë për shërbim farmaceutik. Farmacia Ditë e Natë është në gatishmëri për pacientët gjatë ditës, por edhe gjatë natës me shërbime emergjente për medikamente.
Tashmë Farmaci Ditë e Natë gjendet në më shumë se 47 pika në Tiranë, Shkodër, Lezhë, Durrës, Vlorë, Fier, etj. Pacientët të cilët marrin shërbimin farmaceutik në farmacitë Ditë e Natë kanë të gjitha benefitet e asaj çka ofron një rrjet farmaceutik.


Përshkrimi i pozicionit:
Ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme për të garantuar gjendjen e saktë të inventarëve në farmacitë dhe magazinat e Ditë e Natë, përkatësisht:

  • njihet me kategorizimin dhe grupimin e të gjithë produkteve;
  • organizon numërim produktesh në tërësi apo pjesërisht në farmaci dhe magazinë;
  • evidenton diferencat dhe ndërmjetëson me palët e përfshira për sqarimin e tyre;
  • evidenton dëmet ekonomike në rastin e diferencave të pajustifikuara.

Kualifikimet, përvoja e mëparshme dhe aftësitë

  • Të ketë përfunduar studimet e lartë në një nga fushat ekonomik.
  • Të paktën 2 vjet përvojë të mëparshme në profesion, përvoja në inventarizime përbën avantazh.
  • Aftësi të forta numerike, orientim ndaj detajeve dhe aftësi të shkëlqyera organizimi dhe planifikimi.
  • Njohje e gjuhës angleze.
  • Leje për drejtim automjeti.
  • Aftësi të mira në përdorimin e programeve MS Excel dhe sistemeve për menaxhim biznesi.

Procedura e aplikimit
Lutemi dërgoni Curriculum Vitae tek aplikime@ditenate.al, jo më vonë se data 17 maj 2022. Në bazë të Ligjit nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, aplikimi juaj do të trajtohet me konfidencialitet të plotë.

 


Apply
Back
Top