Tirane, ofrohet vend pune SPECIALIST/E HR (Generalist)
- Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- 11 Vore | CityPark | Megatek
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Burime njerezore - HR
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Pozicioni: SPECIALIST/E HR (Generalist)
ALKOS Group Albania, për shkak të zgjerimit të aktivitetit dhe zhvillimit të grupit, shpall vakant pozicionin e Specialistit të Burimeve Njerëzore (HR Generalist).
Specialisti i Burimeve Njerëzore (Generalist) mbështet operacionet e përditshme të HR-së, duke përfshirë rekrutimin, onboarding, administrimin e kontratave dhe dosjeve të punonjësve, monitorimin e prezencës ditore dhe lejeve vjetore, menaxhimin e performancës, organizimin e trajnimeve dhe marrëdhëniet me stafin. Gjithashtu, koordinon politikat e HR-së dhe bashkëpunon me departamente të ndryshme për të adresuar nevojat e stafit dhe për të krijuar një mjedis pune pozitiv dhe produktiv.
DETYRAT KRYESORE
KUALIFIKIME
Kushtet e punës: Alkos Group Albania, ofron një paketë përfitimesh tërheqëse, duke përfshirë një shpërblim të drejtë bazuar në meritën personale dhe vlerësimin e performancës, trajnime të vazhdueshme dhe mundësi karriere në një grup kompanish në rritje dinamike.
Nëse jeni të interesuar për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutemi të dërgoni CV-në tuaj të përditësuar dhe një Letër Motivimi tuaj në adresën: hr@alkosgroup.al deri më 28.02.2026
Mbrojtja e të Dhënave Personale
Alkos Group Albania përpunon të dhënat personale të aplikantëve në përputhje me Ligjin Nr. 124/2024, datë 19.12.2024, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, si dhe me Udhëzimin Nr. 42, datë 22.07.2014, “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”.
Të dhënat personale të aplikantëve përfshijnë kryesisht informacionin e deklaruar në CV, letrat e motivimit, referencat dhe çdo dokument tjetër të dorëzuar gjatë procesit të aplikimit. Këto të dhëna përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi, vlerësimi dhe përzgjedhjeje të kandidatëve.
Duke aplikuar pranë Alkos Group Albania, aplikantët deklarojnë se janë në dijeni dhe pranojnë përpunimin e të dhënave të tyre personale sipas sa më sipër.
Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë në çdo kohë: akses në të dhënat e tyre personale, korrigjimin ose përditësimin e tyre, fshirjen e të dhënave, kur është e aplikueshme sipas legjislacionit në fuqi.
Për ushtrimin e këtyre të drejtave, aplikantët mund të kontaktojnë Departamentin e Burimeve Njerëzore në: [I]hr@alkosgroup.al[/I]
Cel. : +355 697053354

- Departamenti: Burime Njerëzore
- Vendndodhja: Zyrat Qendrore
- Orari: E Hënë – E Premte
Specialisti i Burimeve Njerëzore (Generalist) mbështet operacionet e përditshme të HR-së, duke përfshirë rekrutimin, onboarding, administrimin e kontratave dhe dosjeve të punonjësve, monitorimin e prezencës ditore dhe lejeve vjetore, menaxhimin e performancës, organizimin e trajnimeve dhe marrëdhëniet me stafin. Gjithashtu, koordinon politikat e HR-së dhe bashkëpunon me departamente të ndryshme për të adresuar nevojat e stafit dhe për të krijuar një mjedis pune pozitiv dhe produktiv.
DETYRAT KRYESORE
- Zbaton politikat e kompanisë për Burimet Njerëzore;
- Vlerëson nevojat për staf dhe menaxhon procesin e rekrutimit, përzgjedhjes dhe punësimit;
- Shqyrton përshkrimet e punës dhe kriteret e aplikantëve, duke përdorur media, faqet e internetit dhe agjencitë e punësimit për të gjetur kandidatë të kualifikuar;
- Interviston aplikantët, verifikon referencat dhe krahason kriteret e punës me kualifikimet e tyre;
- Mbështet menaxherët dhe punonjësit në çështje të marrëdhënieve të punës;
- Përpunon dhe administron dokumentacionin e punonjësve, përfshirë kontratat, ndryshimet dhe përfitimet;
- Planifikon dhe organizon trajnime dhe programe zhvillimi profesional;
- Përgatit dokumentacionin për përfundimin e marrëdhënieve të punës dhe deklarimet përkatëse;
- Mirëmban dhe përditëson bazën e të dhënave të punonjësve;
- Monitoron dhe ndihmon në vlerësimin e performancës së stafit;
- Përgatit raporte dhe statistika mbi HR;
- Siguron përputhshmërinë me ligjet dhe rregulloret e punës;
- Mbështet projekte të ndryshme HR sipas nevojës së kompanisë.
KUALIFIKIME
- Arsimi: Diplomë universitare, mundësisht në Menaxhim Biznes ose Juridik ose një fushë që lidhet me Burimet Njerëzore;
- Eksperienca pune: Së paku 2-3 vite përvojë pune lidhur me praktikat e zhvillimit dhe menaxhimit të BNj, preferohet në kompani të ngjashme tregtare;
- Të zotërojë gjuhën Angleze;
- Njohuri shumë të mira të MS Office, Outlook, etj;
- Trajnime mbi Menaxhimin e Burimeve Njerëzore dhe menaxhimin e performancës përbëjnë avantazh;
- Aftësi ndërpersonale, komunikim, profesional verbal dhe të shkruar;
- Aftësi për të komunikuar dhe ndërvepruar me drejtuesit dhe punonjësit e të gjitha niveleve;

Apply WhatsApp