• Tirane, ofrohet vend pune Specialist/e Blerjesh

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
5 Liqeni | Rr. Kosovareve | Petro Nini
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Distributori farmaceutik Evita Sh.p.k, kërkon të punësojë:

Specialist/e Blerjesh

Detyrat kryesore dhe përgjegjësitë:

- Përgjegjës për zhvillimin dhe mbajtjen e një metodologjie të kostos së produktit dhe të projektit, duke përfshirë alokimin e saktë të shpenzimeve dhe të ardhurave për departamentin funksional (qendrat e fitimit/kostos).
- Përgjegjës për zbatimin e udhëzimeve për të gjitha detyrat që lidhen me analizën financiare/profitabilitetit që duhet të zhvillohen për llogari të kompanisë.
- Përgjegjës për kontabilizimin e faturave të blerjes në fund të çdo dite dhe sigurohet që shifra e saktë të raportohet në fund të çdo dite/muaji/viti financiar dhe reflektohet siç duhet në sistem.
- Përgjegjës për konsolidimin e rregullt dhe barazimin e bilancit të shpenzimeve dhe furnitorëve në fund të çdo dite dhe siguron se shifra e saktë raportohet në fund të çdo muaji/viti financiar dhe çdo ndryshim dokumentohet dhe reflektohet siç duhet në sistem.
- Përgjegjës për analizën specifike financiare në nivelin e qendrës së fitimit/kostos për departamentet, njësitë, shërbimet, etj.
- Përgjegjës për konsolidimin e rregullt të bilancit material dhe të inventarit dhe në fund të vitit kalendarik/financiar kryhet në përputhje me standardet e kërkuara dhe rregullat e kontabilitetit.
- Përgjegjës për orientimin, monitorimin, kontrollimin dhe raportimin e kostove administrative dhe operative për çdo departament. Skema e saktë e shpërndarjes zbatohet dhe përditësohet në çdo nivel/dimension të raportimit.
- Siguron që dokumentacioni ligjor është në përputhje me rregulloren ligjore dhe tatimore dhe propozon ndryshime tek Menaxheri i Financës.
- Sigurohet që evidencat dhe dokumentacioni mbështetës të paraqiten në bazë të një sistemi të mirëmbajtjes dhe arkivimit të rregulluar.
- Siguron cilësinë dhe rëndësinë e raportimit të brendshëm.

Kriteret e nevojshme:

- Diplomë në degën Financë-Kontabilitet ose fusha të ngjashme.
- Minimumi 3 vjet eksperiencë pune si Specialist/e Blerjesh.
- Njohje shumë të mirë të paketës Microsoft Office (veçanërisht Excel);
- Njohje shumë e mirë e gjuhës Angleze;
- Përbën avantazh njohja e sistemit NAV+;
- Aftësi për të punuar në grup;


Afati i aplikimit: 30/06/2023

Mund të aplikoni duke dërguar Cv tuaj në adresën e emailit: hr@evitaalbania.com

Kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Burimet Njerëzore të Evita sh.p.k për të zhvilluar intervistë.

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".
 


Apply
Back
Top