• Tirane, ofrohet vend pune Specialist Cilësisë dhe Sigurisë së Shërbimeve

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Sherbim Klienti
Eksperienca
me dhe pa eksperience
ATDG (Art and Tourism Development Group) , kompania pionere në nismat e turizmit të qëndrueshëm dhe zhvillimit në Shqipëri dhe Kosovë. ATDG ka krijuar dhe administron destinacione të jashtëzakonshme hotelerie dhe resortesh elitare, si: Arka Art Hotel (Tiranë), Bougainville Bay Resort & SPA (Sarandë), Marea Resort (Qerret) dhe Mështekna (Brezovicë).
Kerkon te punesoje Specialist i Cilësisë dhe Sigurisë së Shërbimeve.
Sigurimi i përputhshmërisë së të gjitha njësive të akomodimit dhe shërbimit nën menaxhimin e ATDG me standardet më të larta të cilësisë në mikpritje, siguri, higjienë, përvojë të klientit dhe përmbushje të legjislacionit në fuqi. Roli është thelbësor për ndërtimin e një kulture ekselence të vazhdueshme, përmirësim të përvojës së mysafirëve dhe ruajtjen e reputacionit të markave që ATDG menaxhon.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore
Auditim & Monitorim Cilësie

  • Zhvillon dhe zbaton kalendarin vjetor të auditimeve për të gjitha strukturat.
  • Kryen auditime të rregullta (mistery guest, inspektime të dhomave, kuzhinës, spa-ve, plazheve, etj.)
  • Siguron ndjekjen e protokolleve të cilësisë sipas standardeve Forbes, ISO, LQA ose Marriott Standards (kur aplikueshme).
Menaxhimi i Ankesave & Feedback
  • Analizon reagimet nga platformat online (Booking, TripAdvisor, Google, OTA Insight).
  • Strukturon mekanizma të brendshëm për grumbullimin dhe përpunimin e feedback-ut të klientëve në kohë reale.
  • Ndjek trajtimin e çdo ankese brenda një afati maksimal prej 24 orësh.
Standardizimi & Dokumentacioni Operacional
  • Harton, përditëson dhe kontrollon zbatimin e SOP-ve për të gjitha pikat e shërbimit.
  • Përgatit manuale cilësie për çdo strukturë akomoduese ose F&B.
  • Siguron trajnime periodike për stafin në lidhje me standardet e ofrimit të shërbimit.
Përputhshmëria me Ligjin & Sigurinë
  • Monitoron respektimin e legjislacionit në fushën e shëndetit publik, sigurisë, HACCP, mbrojtjes së të dhënave, zhurmës etj.
  • Koordinon me autoritetet lokale për inspektime të planifikuara ose të papritura.
Zhvillim & Trajnim Stafi
  • Harton dhe mbikëqyr programe trajnimi për zhvillimin e kompetencave të stafit.
  • Realizon analiza të nevojave trajnuese në bazë të performancës dhe feedback-ut.
KPI dhe Raportim
  • Ndjek dhe përmirëson indikatorët kryesorë të performancës (NPS, GSI, % repeat guests, complaint ratio).
  • Përgatit raporte mujore dhe tremujore për drejtuesit ekzekutivë të ATDG.

Kualifikimet​

Edukimi:
  • Diplomë universitare në Menaxhim Hotelerie, Menaxhim Biznesi, Inxhinieri Industriale ose fushë të ngjashme.
  • Preferohet MBA ose trajnime të avancuara në sistemet e menaxhimit të cilësisë (ISO, Six Sigma).
Eksperienca:
  • Minimumi 2 vite eksperiencë në menaxhim cilësie në sektorin e hotelerisë, preferohet në hotele 5-yje ose resorte.
  • Eksperiencë me më shumë se një njësi ose kompleks shumëfunksional është avantazh.
Aftësitë:
  • Njohje e thelluar e sistemeve të cilësisë: ISO 9001, HACCP, LQA Standards.
  • Përdorim shumë i mirë i softuerëve operativë si Opera PMS, Hotelogix, Power BI, Excel, SurveyMonkey.
  • Aftësi të larta analitike dhe raportimi.
  • Aftësi shumë të mira organizative, lidershipi dhe ndërpersonale.
  • Njohuri të avancuara të gjuhës angleze (e folur dhe e shkruar), preferohen edhe gjuhë të tjera.

Shënime​

  • Pagesë konkuruese
  • Ofrohen kushte shumë të mira pune.
  • Kontratë e rregullt pune afatgjatë.
  • Kompania ofron trajnim nga specialist të kualifikuar për të mësuar profesionin
  • Mundësi promovimi brenda grupit.
  • Vlerësime page periodike në bazë të performancës në punë
Të gjithë kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-ose te telefonojne ne +355 686480086

 


Apply WhatsApp
Back
Top