• Tirane, ofrohet vend pune Social Media & Design Manager

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
6 Kombinat | Vaqarr | Ndroq
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Administrate | Nenpunes
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
Social Media & Design Manager

Profili i Kompanisë:
EuroElektra Sh.p.k është një ndër kompanitë kryesore në tregtimin e materialeve dhe zbatimin e projekteve të teknologjisë më të avancuar elektrike në Shqipëri dhe rajon. I pranishëm me novacione për sistemet “Smart Solution” dhe “Renewable-Energy”, në ofrimin e shërbimeve të projektimit dhe promovimit të sistemeve të avancuara për godina residenciale, tregtare, industriale, telekomunikacion dhe shitjen me shumicë të materialeve elektrike.
Në kuadër të zgjerimit të stafit EuroElektra kërkon ‘Social Media & Design Manager”

Kërkesat që duhet të përmbushë kandidati:
-Të ketë diplomë universitare në fushën e marketingut apo dizajnit (graphic design)
-Të ketë mbi 2 vjet eksperiencë në fusha të ngjashme
-Të ketë njohuri mbi programet Adobe (Photoshop, Illustrator, Adobe, In Design)
-Të njohë shumë mirë gjuhët e huaja: Anglisht dhe Italisht (Avantazh)
-Të njohë shumë mirë programet e paketës Office
-Të ketë njohuri mbi promovimin e postimeve në rrjetet sociale (facebook/instagram ads)
-Njohuri të SEO dhe aftësi të monitorimit të trafikut online (Avantazh)

Detyrat dhe përgjegjësitë:
-Menaxhimi i imazhit të kompanisë në një mënyrë kohezive për të arritur qëllimet tona të marketingut.
-Postimin e kontentit të duhur në mediat sociale sipas fushës ku operon kompania
-Dizajnimin e materialit grafik që do përdoret me qëllim kurimin e mediave sociale si një menyrë atraktive për tërheqjen e klientëve të rinj.
-Menaxhimi, përditësimi dhe monitorimi i mediave sociale të kompanisë konkretisht (Facebook, Instagram, Linkedin, Youtube). Kryen manaxhimin e përditshëm të tyre dhe siguron përgjigje në kohë për kërkesat e vizitoreve për informacion dhe për komentet e tyre.
-Qëndron i përditesuar me përdorimin e teknologjive aktuale dhe trendet në mediat sociale dhe i vë në zbatim me qëllim rritjen e imazhit të kompanisë.
-Ndjek zhvillimin/realizimin e fushatave te marketingut, redaktimin e dokumentave, pergatitjen e dosjeve dhe dokumentacionet e ndryshme qe duhen per fushatat e caktuara etj
-Ndjek në vazhdimësi udhëzimet e marketingut te furnitorëve për të marrë ide kohezive mbi fushatat promovuese të kompanisë lidhur me produktet.
-Përpilon, redakton dhe formaton (materialet marketing) si tekstet e broshurave, fletëpalosjeve, dosjeve promocionale, katalogëve etj.
-Kujdeset për mbarëvajtjen e organizimit, zhvillimit të veprimtarive si panaire, konferenca, prezantime, seminare etj.

Aftësi të tjera:
-Të ketë aftësi të shkëlqyera në menaxhimin e kohës.
-Të jetë i/e organizuar, kreativ/e dhe me iniciativë.
-Krijues, i/e kujdeshëm ndaj detajeve dhe i/e aftë për të krijuar ide origjinale
-I/e aftë të punojë në mënyrë të pavarur.

Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë CV e tyre (të shoqëruar me Fotografi) me subjekt të përcaktuar në adresën e emailit: info@euroelektra.al deri me daten 30.11.2021.
Bashkangjitur CV, aplikuesi duhet të paraqesi portofolin e punimeve të ndryshme që ka bërë në këtë fushë.



Cel. : +355 (0) 67 207 1043
 


Apply
Back
Top