Tirane, ofrohet vend pune Site Engineer | Projekte Rezidenciale
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Inxhinieri
- Inxh. Ndertimi
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Në emër të klientit tonë, një kompani që operon në fushën e ndërtimit dhe zhvillimit të projekteve rezidenciale, jemi në kërkim të një Site Engineer me eksperiencë, i cili do të jetë përgjegjës për menaxhimin dhe mbikëqyrjen e punimeve në kantier, duke siguruar realizimin e projekteve sipas standardeve teknike, afateve të përcaktuara dhe kërkesave të cilësisë.
Sektori: Zhvillim Projektesh Rezidenciale
Ju mirëpresim!
Bazuar në aplikimin tuaj, Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Dimension.
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi.
Linkedin
Sektori: Zhvillim Projektesh Rezidenciale
Përgjegjësitë kryesore
- Mbikëqyr dhe koordinon punimet në kantier në përputhje me projektin, specifikimet teknike dhe planin të zbatimit.
- Organizon dhe ndjek ecurinë e punimeve, duke siguruar respektimin e afateve dhe cilësisë së kërkuar.
- Koordinon ekipet e punës, nënkontraktorët, furnitorët dhe palët e tjera të përfshira në projekt.
- Kontrollon dokumentacionin teknik dhe zbatues përpara dhe gjatë fazës së implementimit.
- Monitoron progresin e punimeve dhe përgatit raporte periodike mbi ecurinë e projektit.
- Identifikon problematikat në kantier dhe propozon zgjidhje praktike dhe efektive.
- Siguron zbatimin e rregullave të sigurisë dhe standardeve teknike në kantier.
- Bashkëpunon ngushtë me arkitektët, inxhinierët projektues dhe departamentet e tjera për realizimin korrekt të projektit.
- Verifikon cilësinë e materialeve dhe punimeve sipas standardeve dhe kërkesave të projektit.
- Ndjek respektimin e buxhetit operacional dhe përdorimin efikas të burimeve në kantier.
Kualifikimet dhe kërkesat
- Diplomë universitare në Inxhinieri Ndërtimi ose fusha te ngjashme.
- Minimumi 3 vite eksperiencë në pozicione të ngjashme në sektorin e ndërtimit.
- Eksperiencë në menaxhimin e punimeve në kantier, preferohet në projekte rezidenciale.
- Njohuri të mira në leximin dhe interpretimin e projekteve teknike dhe detajeve të zbatimit.
- Njohuri të mira në AutoCAD dhe MS Office; njohuritë në programe të tjera teknike përbëjnë avantazh.
- Aftësi të mira organizative, koordinuese dhe menaxhuese.
- Aftësi të mira komunikimi dhe raportimi.
- Orientim ndaj cilësisë, afateve dhe zgjidhjes së problematikave në terren.
Ofrohet:
- Mundësi për t’u bërë pjesë e një kompanie të konsoliduar në sektorin e ndërtimit.
- Angazhim në projekte rezidenciale me rëndësi dhe zhvillim afatgjatë profesional.
- Paketë konkurruese, në varësi të eksperiencës dhe profilit.
- Mjedis profesional dhe bashkëpunues pune.
Menyra e Aplikimit:
Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) në adresën tonë rekrutime@dimensionhr.al me subjekt « Site Engineer | Projekte Rezidenciale »Ju mirëpresim!
Bazuar në aplikimin tuaj, Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Dimension.
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi.
Apply WhatsApp