Tirane, ofrohet vend pune Shofer për porositë Online
- Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Shofer
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience

NJOFTIM PUNE
SPAR Albania është pjesë e BALFIN Group dhe drejton rrjetin më të madh të shitjeve ushqimore me pakicë me të drejtën e eksluzivitetit të emrit “SPAR”.
Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër dhe Holandë, me afërsisht 5,200 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.
Pozicioni: Shofer për shpërndarjen e porosive Online
Departamenti: Operacional
Vendodhja: Tiranë
Roli:Bën shpërndarjen e porosive sipas udhëzimeve të supervizorit në kohë dhe duke ofruar shërbim të shkëlqyer ndaj klientit.
Detyra dhe Përgjegjësi:
- Bashkëpunon me kolegët për mbarëvajtjen e procesit në mënyrë që mos të ketë pengesa në dërgimin e porosive;
- Bën shpërndarjen e porosive sipas udhëzimeve të supervizorit në zona të caktuara;
- Raporton tek supervizori për ankesat ose sygjerimet e klientëve;
Kërkesat:
a.Edukimi:
- Të ketë kryer studimet e shkollës së mesme.
b.Eksperiencat e punës: Preferohet të ketë eksperiencë të mëparshme pune.
c.Kualifikime të tjera:
- Të zotërojë patentë të klasit B.
d.Aftesi të tjera:
• I aftë të punojë në grup.
• Aftësi shumë të mira komunikimi.
Mënyra e aplikimit*: Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV e tyre së bashku me letër motivimi në adresën e e-mailit hr@spar.al duke përcaktuar në subjekt pozicionin ose nëpërmjet postës në adresën: Spar Albania, Tirana East Gate (TEG), Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan, Farkë (Lundër), Tiranë, Shqipëri.
Afati i dorëzimit: 14/11/2022
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
Apply