Tirane, ofrohet vend pune Shitese per dyqan me artikuj per femije ne TEG
- Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- 2 TEG | Lunder | Farke | Mjull-Bathore
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Shites/e | Kasier/e
Përshkrimi
Pozicioni: Shites/e
Njesia: Dyqan për fëmijë në TEG
Vendndodhja: TEG - Tirana East Gate
Përmbledhja e Pozicionit:
Aktualisht po kërkojmë dhe mirëpresim të rinj të talentuar që ju pëlqen dinamika për t’iu bashkuar një nga dyqaneve tona brenda qëndres tregtare TEG. Kandidati i përzgjedhur do të jetë përgjegjës për shërbimin ndaj klientit dhe krijimin e një ambienti te rregullt dhe mikpritës.
Detyrat
- Kujdeset për shërbimin ndaj klientit dhe sigurohet që të plotësojë çdo kërkesë të tij;
- Realizon objektivat e përcaktuara nga kompania për shitjet e produkteve;
- Kryen proçesin e hapjeve në kohë të koleksioneve të reja;
- Kontrollon artikujt çdo ditë dhe bën zëvëndësimin e masave të tyre;
- Suporton në proçesin e reklamimit të produkteve në dyqan sipas udhëzimeve të Brand-it;
Kualifikimet
- Të ketë mbaruar shkollën e mesme;
- Të punojë në grup dhe të ketë iniciativë;
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese;
- Njohuritë në gjuhë të huaja përbëjnë avantazh;
- Eksperiencë pune në shitje në kompani me aktivitet të ngjashëm është avantazh;
Shënime
Të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë CV-të e tyre në adresën; hr@fashiongroup.al deri me date 25/07/2025.Ju lutem kini prarasysh që vetëm personat e përzgjedhur do të kontaktohen.
Të dhënat tuaja personale, të cilat dergohen nga ju vullnetarisht si përgjigje ndaj kësaj shpallje për vend të lirë pune, mblidhen dhe përpunohen, manualisht dhe/ose elektronikisht, nga Fashion Group Albania shpk, me qëllim vlerësimin e përshtatshmërisë tuaj për t’u punësuar në këtë vend pune. Këto të dhëna aksesohen vetëm nga persona të autorizuar të kompanisë dhe do të ruhen deri në përfundim të procesit të përzgjedhjes së kandidatit fitues. Subjektet e të dhënave personale, mund të ushtrojnë të drejtat e tyre sipas ligjit nr. 9887 dt. 10/03/2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”,i ndryshuar, pranë Fashion Group Albanina shpk, si dhe pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Cel. : hr@fashiongroup.al
Cel. : hr@fashiongroup.al
Apply