• Tirane, ofrohet vend pune Shites/e Elektroshtepiake, Hidrosanitare.

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
11 QTU | Kashar | Casa Italia
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Shites/e | Kasier/e
Eksperienca
me dhe pa eksperience
Ne jemi në kërkim të një Shitëseje për klientin tonë, një kompani që operon në sektorin e elektroshtepiakeve.
Kandidatja ideale është e orientuar drejt shitjeve, me aftësi të mira komunikimi dhe dëshirë për të ofruar shërbim cilësor ndaj klientëve.

Përgjegjesitë:​

• Mirëpret dhe asiston klientët gjatë procesit të blerjes.
• Këshillon klientët për zgjedhjen e pajisjeve sipas nevojave dhe buxhetit të tyre.
• Prezanton produktet elektroshtepiake dhe ofron informacion mbi karakteristikat, funksionet, çmimet dhe ofertat.
• Përgatit preventivë dhe oferta për klientët sipas produkteve dhe pajisjeve të përzgjedhura.
• Siguron saktësinë e çmimeve, zbritjeve dhe kushteve të ofertës në preventivët e përgatitur.
• Kryen procesin e shitjes dhe dokumentacionin përkatës sipas procedurave të kompanisë.
• Organizon dhe sistemon produktet në showroom duke siguruar një paraqitje profesionale dhe tërheqëse.
• Kontrollon stokun dhe raporton nevojat për furnizim ose rimbushje të produkteve.
• Informon klientët mbi garancitë, shërbimet pas shitjes dhe ofertat promocionale.
• Menaxhon kërkesat dhe ankesat e klientëve në mënyrë profesionale dhe efektive.
• Kontribuon në arritjen e objektivave të shitjes dhe performancës së showroom-it.
• Mbështet aktivitetet promocionale dhe fushatat e marketingut në showroom.
• Siguron pastërtinë dhe paraqitjen profesionale të ambientit të punës.
• Respekton politikat dhe procedurat e brendshme të kompanisë.

Kriteret:​

• Diplomë e arsimit të mesëm; arsimi i lartë përbën avantazh.
• Përvojë pune në shitje ose shërbim klienti; përvoja në sektorin e elektroshtepiakeve përbën avantazh.
• Njohuri bazë mbi produktet elektroshtepiake dhe teknologjinë përbëjnë avantazh.
• Aftësi shumë të mira komunikimi dhe orientim ndaj klientit.
• Aftësi organizative dhe përgjegjshmëri në punë.
• Kujdes ndaj detajeve dhe saktësi në përllogaritjen e çmimeve dhe produkteve.
• Aftësi për të punuar në ekip dhe për të menaxhuar situata dinamike.
• Njohuri bazë në përdorimin e kompjuterit dhe sistemeve të shitjes përbëjnë avantazh.
• Fleksibilitet dhe orientim drejt rezultateve.

Ofrohet:​

  • Pagë 60,000 – 65,000 ALL, plus bonuse mbi performancën.
  • Transport të siguruar nga kompania.
  • Orar pune 6.5 orë në ditë.
  • Vendndodhja: Tirana Industrial Park.
  • Trajnim mbi produktet dhe mundësi zhvillimi profesional.
Klikoni ketu per te aplikuar 👇
Apliko ketu!
 


Apply WhatsApp
Back
Top