• Tirane, ofrohet vend pune Shites dhe Arketare

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
10 Qender - Posta | Lidhja Shkrimtareve
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Sherbim Klienti
  2. Shites/e | Kasier/e
Eksperienca
me dhe pa eksperience
MegaMarket.AL

HoReCa | Hotel | Bar | Shtëpiake

Shitëse dhe Arkëtare

● Filiali i Ri • Tiranë • Orar i Plotë

Per Kompanine

MegaMarket.AL, dyqan me tradita që nga viti 1997,. Specializuar në shitjen e aksesorëve dhe pajisjeve profesionale për HoReCa, hotele, bare dhe nevoja shtëpiake, ofrojmë një vend pune dinamik . Po kërkojmë kandidate me energji dhe dëshirë për tu rritur bashkë me ne pasi MegaMarket.AL po hap filialin e dytë!

DETYRAT KRYESORE

• Shërbim profesional ndaj klientëve dhe këshillim mbi produktet e horeca
• Menaxhim i kasës dhe procesim i pagesave (cash & kartë)
• Sistemim dhe organizim i ekspozimit të produkteve në dyqan
• Inventarizim dhe gjurmim i stokut, raportim për rifurnizim
• Mbajtja e pastërtisë, rendit dhe pamjes profesionale të dyqanit
• Asistencë në pranim të mallrave dhe verifikim të faturave

KËRKESAT

Kjo pozicionë është e hapur për një gamë të gjere kandidatësh. E rëndësishme është motivimi dhe dëshira për të punuar në shitje

• Eksperiencë e mëparshme në shitje, kase ose dyqan (preferohet me se shumti )
• Aftësi të mira komunikimi dhe orientim ndaj klientit
• Njohuri bazë kompjuterike (Word, Excel, program kase)
• Organizim, përgjegjshmëri dhe aftësi multitasking
• Njohja e produkteve të sektorit horeca/kuzhinë është avantazh i madh
• Orientim afatgjatë — kërkojmë pjesëtarë ekipi, jo të përkohshëm

ORARET E PUNËS

Turni i Punes
07:30 — 16:30
Ditët e Punës
E Hënë — E Shtunë

ÇFARË OFRON MEGAMARKET.AL

• Pagë konkurruese + bonus performance
• Pjesë e ekipit të filialit të ri — mundësi të gjera avancimi
• Trajnim mbi produktet profesionale të horeca/kuzhinës
• Mjedis pune i këndshëm, dhe i organizuar mirë

PAGA
Negociueshme sipas experiences

Si të Aplikoni
Cdo kandidat do të marre përgjigje per aplikim e tij . Intervista do të zhvillohet në ambientet e filialit të ri që po hapet ne rrugen Cameria prane Postes shqiptare
Dërgoni CV-në numrin e WhatsApp: +355 69 643 6883 ose mund te telefoni direkt per informacion me te detajuar
Email: megamarket.al@gmail.com
Instagram: @megamarket.al

Faleminderit dhe Suksese!

Mbrojtja e Të Dhënave Personale
Të dhënat tuaja personale të dërguara gjatë aplikimit do të përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi dhe do të ruhen në konfidencialitet të plotë në përputhje me Ligjin Nr. 9887, datë 10.03.2008 "Për Mbrojtjen e Të Dhënave Personale", i ndryshuar. Te dhenat nuk do te perhapen tek pale te treta. Kandidatet qe nuk shpalosen fitues do te kene te dhenat e tyre te fshira pas perfundimit te procesit te rekrutimit.

MegaMarket.AL • Qe nga 1997 • Rruga Çamëria, Tiranë
 


Apply WhatsApp
Back
Top