• Tirane, ofrohet vend pune Shef/Shefe Finance

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
Eksperienca
vetem me eksperience
Detyrat dhe Përgjegjësitë

* Drejton, organizon dhe mbikëqyr të gjitha funksionet e departamentit të Financës dhe Kontabilitetit, duke garantuar përputhshmërinë e proceseve financiare me objektivat strategjike të kompanisë.

* Harton dhe monitoron buxhetet vjetore, parashikimet financiare, planet e biznesit dhe analizat financiare, duke siguruar përdorimin efikas të burimeve financiare.

* Mbikëqyr dhe kontrollon të gjithë sistemin financiar dhe kontabël të shoqërisë, duke garantuar saktësinë, integritetin dhe transparencën e informacionit financiar.

* Siguron zbatimin dhe përmirësimin e vazhdueshëm të procedurave financiare, kontabël dhe të kontrollit të brendshëm.

* Monitoron procesin e regjistrimit të transaksioneve financiare në sistemet kontabël dhe garanton korrektësinë e të dhënave financiare.

* Analizon në mënyrë periodike performancën financiare të kompanisë dhe përgatit raporte financiare, analiza menaxheriale dhe rekomandime për drejtuesit e kompanisë.

* Mbikëqyr proceset e arkëtimeve dhe pagesave, monitoron detyrimet dhe arkëtimet ndaj klientëve dhe furnitorëve, si dhe ndërmerr masa për menaxhimin e rreziqeve financiare dhe përmirësimin e likuiditetit.

* Siguron përputhshmërinë e veprimtarisë financiare me legjislacionin fiskal, standardet kontabël dhe kërkesat rregullatore në fuqi.

* Koordinon marrëdhëniet me institucionet financiare, auditorët e jashtëm, organet tatimore dhe palët e tjera të interesuara për çështje financiare.

* Siguron administrimin dhe arkivimin korrekt të dokumentacionit financiar, kontabël, tatimor, të pagave, aseteve dhe dokumentacionit mbështetës, në përputhje me kërkesat ligjore dhe procedurat e kompanisë.

* Udhëheq, zhvillon dhe mbështet ekipin e financës në arritjen e objektivave të departamentit dhe të kompanisë.



Kualifikimet

* Diplomë universitare në Financë, Kontabilitet ose degë të ngjashme të Fakultetit Ekonomik.

* Minimumi 7 vite eksperiencë pune në financë dhe kontabilitet, preferohet në pozicione drejtuese.

* Njohuri shumë të mira të standardeve të kontabilitetit, raportimit financiar dhe legjislacionit fiskal.

* Eksperiencë në hartimin e buxheteve, planifikimin financiar, analizën financiare dhe kontrollin e kostove.

* Njohuri shumë të mira të sistemeve financiare dhe programeve kontabël (Financë 5 ose sisteme të ngjashme).

* Aftësi të shkëlqyera organizative, analitike dhe vendimmarrëse.

* Aftësi të mira drejtuese dhe menaxhimi të ekipit.

* Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze, me shkrim dhe në komunikim.


Te interesuarit te dergojne CV-ne e tyre te adresa e e-mailit: info@arbsecurity.com ose te numri i telefonit +355674046849 (whatsapp).

Cel. : +355674046849
 


Apply WhatsApp
Back
Top