• Tirane, ofrohet vend pune Shef Finance & Pergjegjes i Prokurimeve

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
  2. Finance-Banke | Sigurime
  3. Kontabilitet | Audit
Eksperienca
vetem me eksperience
POZICION VAKANT

Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është një organizatë private, pa qëllime fitimi, humanitare, jo-politike dhe jo fetare, që ofron kujdes afatgjatë për fëmijët dhe të rinjtë, të cilët kanë humbur prindërit apo që për arsye të ndryshme nuk mund të jetojnë me prindërit e tyre. SOS Fshatrat e Fëmijëve mbështet gjithashtu fëmijët dhe familjet në nevojë përmes projekteve, që synojnë zhvillimin e kapaciteteve të tyre.

Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve, Shqipëri shpall konkurimin për një vend të lirë (Kontratë me afat të caktuar – Zëvendësim për Leje Lindjeje) në pozicionin:

Shef Finance & Pergjegjes i Prokurimeve dhe Logjistikes
Lokacioni: Zyra Nacionale, Tirane

Roli i pozicionit:

Shefi i Financës dhe Përgjegjësi për Prokurimin dhe Logjistikën është përgjegjës për administrimin, kontrollin dhe raportimin financiar të projekteve dhe aktiviteteve të organizatës, duke siguruar përputhshmërinë me legjislacionin shqiptar, politikat e brendshme dhe kërkesat e donatorëve. Pozicioni garanton funksionimin e përditshëm financiar të organizatës përmes menaxhimit të proceseve kontabël, buxhetimit, fluksit të parasë, raportimit financiar, deklarimeve fiskale dhe administrimit të aseteve. Gjithashtu, koordinon dhe monitoron proceset e prokurimit dhe logjistikës, duke siguruar transparencë, efikasitet dhe respektim të procedurave të organizatës. Në bashkëpunim të ngushtë me Menaxherin e Financës dhe drejtuesit e tjerë, kontribuon në forcimin e kontrollit të brendshëm, menaxhimin e granteve dhe mbështetjen e vendimmarrjes përmes informacionit financiar të saktë dhe në kohë.

Kriteret e Kerkuara:
  • Diplomë universitare në Financë, Kontabilitet;
  • Minimumi 5 vite përvojë pune në financë dhe kontabilitet;
  • Minimumi 2-3 vite eksperiencë në pozicione të ngjashme drejtuese ose mbikëqyrëse;
  • Eksperiencë në menaxhimin financiar të projekteve të financuara nga donatorë dhe grante si dhe në përgatitjen e raporteve financiare sipas kërkesave të donatorëve;
  • Eksperiencë mbi 3 vite në buxhetim, raportim financiar, analiza financiare, procedura prokurimi dhe menaxhimin e kontratave;
  • Eksperiencë në përgatitjen e deklaratave tatimore, listpagesave dhe administrimin e benefiteve të punonjësve;
  • Përvojë në organizata jofitimprurëse (OJF) përbën avantazh;
  • Njohuri shumë të mira të legjislacionit fiskal, tatimor dhe kontabël shqiptar;
  • Eksperiencë dhe njohuri shumë të mira mbi administrimin e inventarit dhe aseteve.
  • Aftësi shumë të mira analitike dhe organizative;
  • Eksperiencë dhe njohuri shumë të mira në përdorimin e sistemeve financiare; preferohet përvojë në programin financiar Dynamics D365 ose sisteme të ngjashme;
  • Eksperiencë në përdorimin e platformave elektronike të administratës publike (e-Albania, sistemi online i tatimeve etj.);
  • Përdorim shumë i mirë i Microsoft Office, veçanërisht Excel;
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
  • Aftësi shumë të mira analitike dhe organizative;
  • Aftësi të forta planifikuese dhe menaxhimi të prioriteteve;
  • Aftësi shumë të mira komunikimi, me shkrim dhe verbal;
  • Aftësi për të punuar nën presion dhe për të respektuar afatet;
  • Vëmendje të lartë ndaj detajeve dhe saktësi në punë;
  • Integritet i lartë profesional, etikë e fortë në punë dhe aftësi për të ruajtur konfidencialitetin e informacionit financiar.
Përgjegjësitë kryesore:
  • Mbështet planifikimin, regjistrimin, administrimin dhe monitorimin e buxheteve të organizatës dhe projekteve të financuara nga donatorët, duke analizuar devijimet dhe siguruar zbatimin efektiv të tyre;
  • Menaxhon fluksin e parasë duke përgatitur dhe ekzekutuar pagesat, transfertat bankare, pagat, arkëtimet dhe parapagimet, si dhe duke siguruar planifikimin dhe likuiditetin financiar të organizatës;
  • Siguron administrimin e plotë të procesit kontabël dhe raportimit financiar, duke garantuar regjistrimin korrekt të transaksioneve, përmbushjen e detyrimeve fiskale, menaxhimin e aseteve, përgatitjen e raporteve financiare, mbështetjen e auditimeve dhe arkivimin e dokumentacionit sipas kërkesave ligjore dhe procedurave të organizatës;
  • Menaxhon dhe monitoron zbatimin financiar të projekteve dhe granteve të financuara nga donatorët, duke përgatitur raportet financiare dhe duke siguruar përputhshmërinë e shpenzimeve me kërkesat kontraktuale dhe rregullat e financimit;
  • Menaxhon dhe monitoron proceset e prokurimit në përputhje me politikat dhe procedurat e organizatës, duke siguruar dokumentacion të plotë, transparencë, respektim të pragjeve të autorizimit dhe miratime sipas niveleve përkatëse të përgjegjësisë;
  • Koordinon aktivitetet logjistike të organizatës, duke administruar furnizimin me karburant, dokumentacionin e mjeteve dhe aseteve, si dhe duke siguruar inventarizimin dhe mirëmbajtjen e saktë të regjistrave të pasurive;
  • Siguron përputhshmërinë me rregulloret financiare, procedurat e brendshme, legjislacionin shqiptar dhe kërkesat e donatorëve, duke mbështetur zbatimin e kontrolleve të brendshme financiare në organizatë;
Ne kuader te Politikave të Mbrojtjes
  • SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është e përkushtuar në respektimin dhe promovimin e vlerave, bindjeve dhe standardeve të larta etike në të gjitha nivelet. Ne presim që të gjithë punonjësit të respektojnë këto standarde dhe të kontribuojnë në krijimin e një mjedisi pune të sigurt dhe përgjegjshëm. Si pjesë e procesit të rekrutimit, do të kryhen verifikime të referencave për të siguruar përputhshmërinë me këto pritshmëri. Kjo nismë synon të parandalojë aplikimet nga kandidatë të papërshtatshëm.
  • Ka përgjegjësinë të mbrojë fëmijët nga të gjitha format e abuzimit, braktisjes, manipulimit, dhunës dhe diskriminimit.
  • Ka detyrimin të raportojë menjëherë, pa vonesë, çdo dyshim, shqetësim, akuzë ose incident që lidhet me sigurinë e fëmijëve.
  • Siguron konfidencialitetin dhe shpërndarjen e informacionit vetëm sipas nevojës.
  • Pritet të promovojë dhe mbështesë një kulturë respekti, dinjiteti, besimi dhe llogaridhënieje që parandalon shkeljet, në përputhje me dokumentin PSHEA.
  • Siguron përdorimin e përgjegjshëm dhe mbrojtjen e aseteve organizative, në përputhje me Udhëzimet kundër Mashtrimit dhe Korrupsionit dhe Rregulloret Financiare të SOS Fshatrat e Fëmijëve.
Paraqitja e dokumentave:

Personat e interesuar janë të ftuar të paraqesin brenda datës 28.06.2026 në adresën hr@soskd.org.al dokumentat e mëposhtme:
  • CV
  • Leter interesi
  • Reference
Shënim: Vetëm aplikantët e përzgjedhur, do të kontaktohen për intervistë.

Shënim: Ky pozicion ofrohet për zëvendësimin e përkohshëm të një punonjëseje gjatë periudhës së lejes së lindjes. Kontrata do të jetë me afat të caktuar dhe do të përfundojë me rikthimin e punonjëses në detyrë ose sipas afatit të përcaktuar në kontratë.
 


Apply
Back
Top