• Tirane, ofrohet vend pune Senior Recruiter & Career Development Sp

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
2 TEG | Lunder | Farke | Mjull-Bathore
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Burime njerezore - HR
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
ACREM është pjesë e BALFIN Group e specializuar në ofrimin e menaxhimit të pasurive të paluajtshme. ACREM është kompania menaxhuuese e Qendrave tregtare TEG dhe QTU, si dhe TLP, Rolling Hills, dhe Ambasador 3. Me një rrjet profesionistësh ACREM, ofron një paketë të gjërë shërbimesh si: Konsulencë Financiare, Marketing, Qiradhënie dhe Administrim.
Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë dhe SHBA, me afërsisht 5,000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

Pozicioni: Senior Recruiter & Career Development Specialist (Specialist/ e i/ e Lartë Rekrutim dhe Zhvillim Kariere)
Departamenti: Burime Njerëzore
Vendnodhja: Zyrat qendrore të ACREM, Tiranë


Përshkrim i Pozicionit të Punës
Specialisti/ ja i/ e lartë i/e Burimeve Njerëzore mbështet departamentin dhe kryen funksione të caktuara në aktivitetin e përditshëm, në zbatimin e standarteve dhe rregullave të vendosura për Politikat dhe Proçedurat e miratuara të BNJ brenda grupit BALFIN.
Detyrat dhe përgjegjësitë


  • Është përgjegjës/ e për hartimin e planit vjetor të rekrutimit & zhillimin e tij.
  • Ndjek proçesin e rekrutimit për shpalljen e vendeve vakante duke zbatuar proçeduren e rekrutimit duke respektuar timeline. Kryen në mënyrë të pavarur proçese rekrutimi për Banden 1-2. Ploëson gjithë etapat me dokumentat përkatës deri në finalizim dhe përzgjedhjen e kandidatit. Përdor sistemet digjitale inplace gjatë etapave të proçesit. Kryen raporte mujore mbi ecurinë e rekrutimit.
  • Kryen introduction training dhe ndjek onboarding programs për punonjësit e rinj. Organizon postin & ve në dispozicion mjetet e punes, ploteson formularët e aseteve, kryen hapjen e userave të rinj. Integron në sistemet digjitale infomacionin përkatës mbi userat e rinj.
  • Harton planin vjetor të eventeve të stafit. Organizon evente apo aktivite të ndryshme me stafin në kuadër të Employer Branding. Ndjek panaire punësimi dhe çdo aktivitet që lidhet me rekrutimin, trajnimin & zhvillimin në karrierë, si dhe aktivitetet sportive. Ndjek & zhvillon planin vjetor të Employer Branding.
  • Është përgjegjës/ e për hartimin e planit vjetor të trajnimeve & zhvillimin e tij.
    Organizon trajnime sipas nevojave në secilin sektor duke zbatuar proçedurën e trajnimeve, menaxhon buxhetet si dhe respekton timeline. Harton kontartat e amortizimit & zhvillon analiza e raporte mujore mbi trajnimet & efektshmërinë e tyre. Përdor sistemet digjitale inplace gjatë etapave të proçesit.
  • Është përgjegjës/ e për zbatimin e proçedurës së largimit të punonjësve dhe rifreskon periodikisht raportin e personelit sa herë ka ndryshime. Kryen rakordimin e plotësimin e dokumentave, proçedurën e handover, dorëzimet e aseteve të punonjësve, kryen mbylljen e userave në sistem, mbylljen e detyrimeve, etj.
  • Monitoron, mbledh, konfirmon shpenzimet mujore të personelit mbi kuotat përkatëse sipas buxhetit të aprovuar. Ndjek detyrimet e veçanta deri në likujdimet përkatëse. Mbledh & monitoron nevojat specifike apo pajisjen me asete, mjete pune, uniforma, nevoja të ndryshme etj, referuar buxheteve përkatëse të aprovuara.
  • Siguron zbatimin dhe zhvillimin e duhur të politikave & proçedurave të BNJ, Rregullores së Brendeshme, Kodit të Etikes dhe ndërhyn në zgjidhjen e probleme që lidhen me to në mënyre të pavarur deri në Bandën 2.
  • Ndjek proçedura rutinë për raporte, analiza që lidhen me veprimtarinë që mbuloni aktivitetet e punonjësve, etj.
  • Detyra të tjera që ngarkohen sipas nevojës së departamentit.

Kërkesat e pozicionit të punës:

  • Diplomë Bachelor (preferohet diplomë master) në Administrim Biznesi, Shkenca Sociale, Shkenca Ekzakte.
  • Të paktën 3-5 vite përvojë pune në profesionin e BNJ.
  • Rrjedhshmëri në gjuhën angleze dhe të ketë njohuri shumë të mira kompjuterike.
  • Njohuri shumë të mira të paketës MS Office.
Kërkesa të tjera:

  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe prezantimi.
  • Aftësi shumë të mira ndikuese dhe negociuese.
  • Aftësi shumë të mira ndërpersonale.
  • Ndjeshmëri shumë e mirë biznesi dhe analitike.
  • Aftësi të shkëlqyera organizative dhe menaxhuese.
  • I/ e orientuar drejt njerëzve.
  • Ndërveprim i shpeshtë me të gjithë personelin brenda organizatës.
Kushtet e Punës: BALFIN Group ofron një paketë tërheqëse përfitimesh, duke përfshirë një shpërblim të drejtë në vlerësimin e meritës dhe performances.

Mënyra e Aplikimit: Për të aplikuar për këtë pozicion, Ju lutem dorëzoni CV-në e detajuar brenda datës 24/11/2023 në adresën e e-mail: [B]hr@acrem.al[/B], duke specifikuar në subjekt: “Aplikim për Specialist/ e i/ e lartë Rekrutimi dhe Zhvillim Karriere”


*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale
 


Apply
Back
Top