• Tirane, ofrohet vend pune Senior Architect

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Arkitekture
Eksperienca
vetem me eksperience
Kastrati Group, një nga grupet më të mëdha dhe më të njohura të bizneseve në Shqipëri dhe rajon, i themeluar në vitin 1991,
po kërkon të punesojë një Menaxher Kontabiliteti për zyrat e saj në Tiranë.
Kompania është e angazhuar në sektorë të ndryshëm si energjia, nafta, ndërtimi, shërbimet dhe tregtia,
dhe ka një histori të suksesshme si lider në industrinë e saj.

Detyrat:
  • Harton koncepte arkitekturore për projekte të ndryshme, duke u bazuar në kërkesat funksionale, estetike dhe kontekstuale të çdo projekti.
  • Realizon te gjithë ciklin e projektit – nga ideja fillestare, zhvillimi i dizajnit, përgatitja e dokumentacionit teknik, deri te faza e zbatimit në terren.
  • Siguron që të gjitha projektet përmbushin standardet estetike, funksionale, teknike dhe legjislative në fuqi.
  • Koordinimi me ekipe të tjera si inxhinieri strukturore, MEP (mekanike, elektrike, hidraulike), urbanistë dhe konsulentë të tjerë për një integrim të plotë dhe të qëndrueshëm të projektit.
  • Realizon pergatitjen e dokumentacionit të nevojshëm për aplikim për leje ndërtimi dhe për fazën e tenderimit, duke siguruar saktësinë dhe përputhjen me kërkesat ligjore.
  • Analizon dhe zgjedh materialet dhe teknologjite e përshtatshme për projektet, duke marrë parasysh qëndrueshmërinë dhe efikasitetin energjetik.
  • Sigurohet që punimet të jenë në përputhje me planifikimin, standardet dhe buxhetin.
  • Harton dhe miraton udhezime dhe standarde të brendshme për dizajn dhe dokumentacion teknik.
Kualifikimet:
  • Diplomë në Arkitekturë ose fusha të ngjashme.
  • 5+ vite përvojë në projektimin dhe zbatimin e projekteve arkitekturore.
  • Njohuri të thella të standardeve ligjore, teknike dhe të sigurisë në ndërtim.
  • Aftësi të shkëlqyera të komunikimit dhe prezantimit të ideve kreative.
  • Përvoja në përdorimin e softuerëve të dizajnit (AutoCAD, etj.)
Të interesuarit të dërgojnë CV-në e tyre në adresën hr@kastratigroup.al duke specifikuar në subjekt pozicionin për të cilen po aplikojnë.
 


Apply
Back
Top