• Tirane, ofrohet vend pune Sanitar / Punonjës Pastrimi (Cleaning Men)

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
11 Rinas
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Sanitare | Pastrim | Mirembajtje
Eksperienca
me dhe pa eksperience
Tirana International Airport SHPK (“TIA”) kërkon të punësojë:

Sanitar / Punonjës Pastrimi (Cleaning Men)
Detyrat kryesore dhe përgjegjësitë e pozicionit:

(Vetëm për udhëzim. Përgjegjësitë e përmendura më poshtë mund të ndryshojnë në momentin e rekrutimit.)

Pastrimi i përditshëm i ambienteve:

  • Kryen pastrimin e zonave të terminalit, përfshirë: Korridore, holl, hyrje/dalje, zona e pritjejeve për pasagjerët, shkallët dhe ashensorët, tualete dhe ambiente sanitare.
  • Siguron që ambientet të jenë të pastra dhe të paraqitshme gjatë gjithë kohës.
  • Grumbullon dhe hedh mbetjet në përputhje me rregulloret e higjienës.
  • Menaxhimi i higjienës dhe furnizimeve:
  • Rimbush dhe siguron disponueshmërinë me: Letër higjienike, sapunë, dezinfektues, peshqirë letre dhe mjete të tjera higjienike.
  • Monitoron gjendjen e ambienteve sanitare dhe raporton çdo problem.
Ndërhyrje në raste emergjente:
  • Reagon menjëherë në raste si: Derdhje të lëngjeve apo ndotje të menjëhershme, papastërti që përbëjnë rrezik për sigurinë, situata të papritura në zonat me fluks të lartë.
  • Ndjek procedurat e sigurisë për pastrim në raste specifike.
Përdorimi i pajisjeve dhe materialeve të pastrimit:
  • Përdor pajisje pastrimi në mënyrë të sigurtë (p.sh. fshesa elektrike, makina pastruese, mopa).
  • Aplikon kimikate pastrimi në përputhje me udhëzimet dhe protokollet e sigurisë.
  • Mirëmban pajisjet dhe ambientet e ruajtjes.
Bashkëpunimi në ekip dhe koordinimi i turneve:
  • Punon në mënyrë bashkëpunuese me kolegët për të siguruar mbulim të plotë të turneve.
  • Ndihmon ekipin gjatë orëve me fluks të lartë për të ruajtur nivelin e pastërtisë.
  • Komunikon me mbikëqyrësin për çdo nevojë apo problem gjatë punës.
Raportimi dhe komunikimi:
  • Raporton menjëherë për dëmtime, probleme teknike apo situata të pazakonta.
  • Jep përditësime për detyrat e kryera dhe nevojat për furnizime.
  • Ndjek udhëzimet e mbikëqyrësit dhe mbështet nevojat e përditshme operative.
Respektimi i orarit dhe detyrave të caktuara:
  • Ndjek planin ditor të pastrimit dhe mbulon zonat e caktuara me përpikëri.
  • Tregon përgjegjësi, përpikëri dhe profesionalizëm gjatë gjithë orarit të punës.
  • Të mbajë një qëndrim professional dhe serioz gjatë ushtrimit të detyrës

Aftësitë e kërkuara:​

Edukimi: Diplomë e shkollës së Mesme

Edukim Alternativ: Nuk kërkohen

Përvoja e Punës: Nuk kërkohen

Kërkesat Gjuhësore: Nuk kërkohen

Aftësi dhe Zotësi:
  • Aftësi për të punuar në mënyrë efektive si pjesë e një ekipi
  • Aftësi për të ndjekur me përpikëri udhëzimet e eprorëveI/e saktë dhe i/e
  • I ndershëm, i besueshëm dhe me integritet

Procedura e Aplikimit:

Për të aplikuar për këtë pozicion, aplikantët duhet të plotësojnë Formularin e Aplikimit, i cili mund të gjendet në faqen e internetit: Tirana International Airport dhe ta dërgojë me email në [B]human-resources@tirana-airport.com[/B], sipas instruksioneve me poshtë:

Subjekti i email-it: [Emri Mbiemri] – Sanitar / Punonjës Pastrimi (Cleaning Men)

Bashkëlidhur: Formulari i Aplikimit

Departamenti i Burimeve Njerëzore do të kontaktojë për intervistë vetëm aplikantët e kualifikuar.
 


Apply WhatsApp
Back
Top