Tirane, ofrohet vend pune Sales Assistant
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Sherbim Klienti
Përshkrimi
Flying Tiger Copenhagen është një kompani ndërkombëtare me bazë në Danimarkë, e specializuar në shitjen me pakicë të produkteve kreative, funksionale dhe të përballueshme për shtëpinë, zyrën dhe dhuratat. Me një qasje unike dhe plot gjallëri në dizajn dhe marketing, Flying Tiger ofron një përvojë argëtuese dhe të veçantë blerjeje në dyqanet e saj në mbarë botën. Kompania është në zgjerim të shpejtë dhe synon të rrisë praninë e saj në rajonin e Ballkanit.Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, BALFIN Group është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë dhe SHBA, duke punësuar rreth 5,000 persona. Aktivitetet e BALFIN Group përfshijnë pasuritë e paluajtshme, tregtinë me shumicë dhe pakicë, bankat, menaxhimin e aseteve, median, arsimin dhe logjistikën. BALFIN Group po rritet në mënyrë të qëndrueshme, duke pasur një ndikim pozitiv në komunitete përmes zhvillimit ekonomik, mundësive të punësimit, inovacionit dhe investimeve sociale.
Pozicioni i punës: Sales Assistant
Departamenti: Retail
Vendndodhja: Tiranë
Qëllimi i punës
Të garantojë funksionimin dhe konceptet e paraqitjes vizuale për të arritur shitjet e dyqanit dhe përvojën e klientit.
Detyrat
- Menaxhon arkën dhe transaksionet me klientët në mënyrë efektive dhe të saktë sipas kërkesës.
- Ofron përvojë klienti sipas mënyrës së shërbimit të klientit të Flying Tiger Copenhagen.
- Punon në mënyrë aktive për të siguruar që dyqani të jetë gjithmonë i pastër, i furnizuar mirë dhe në përputhje me konceptin.
- Zbaton konceptin e Flying Tiger Copenhagen mbi modelin komercial dhe operacional, duke ndjekur manualet dhe udhëzimet.
- Siguron procesin e pranimit të produkteve në mënyrë të qetë dhe efikase, si dhe organizimin e saktë të stokut.
- Rimbush dhe sistemon produktet sipas udhëzimeve.
- Punon me ekipin për të përmirësuar performancën dhe treguesit kryesorë (KPI) të dyqanit.
Kualifikimet
- Përvojë e mëparshme në retail
- Aftësi të forta në shitje.
- I orientuar drejt rezultateve dhe i interesuar për shitje.
- Kuptim i mirë i shërbimit ndaj klientit.
- Qëndrim pozitiv dhe optimist.
- Vëmendje ndaj detajeve.
- Bashkëpunim.
Shënime
How to apply*: Interested candidates can send their applications by e-mail, before 10/09/2025 to our e-mail address hr@justfun.al
All applications will be treated with complete confidentiality according to the law No. 9887 established by the Assembly of Albania for "Protection of Personal Data".
Apply