• Tirane, ofrohet vend pune Roje

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
9 Don Bosko | Jordan Misja | Bulevardi i Ri
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Punetor/e | Ndihmesa
  2. Security | Polic | Ushtarak | Roje
Agikons sh.p.k është kompani ndërtimi 30 vite në treg, e vlerësuar ndërkombëtarisht për cilësinë e lartë të ndërtimit.

Pika më e fortë e kompanisë është stafi ynë, për të cilin kujdesemi që të gjejë një ambjent mikpritës dhe të ndjehen të vlerësuar për çdo kontribut që japin në kompani me punën dhe eksperiencën e tyre. Në Agikons shpk secili punonjës ka mundësi të ngrihet në detyrë dhe të vlerësohet mbështetur tek rezultatet e punës.

Nëse dëshiron një pozicion pune të sigurtë, dhe me mundësinë për t’u rritur në karrierë dhe për t’u mirëpaguar pas çdo rritje, atëherë Agikons shpk është zgjedhja jote më e mirë.

Në kuadër të zgjerimit , kompania kërkon të punësojë individë të kualifikuar në pozicionin Roje Objekti në Ndërtim.

Vendodhja; Don Bosko

Koha e Punës: Me turne

Detyrat​

  • Kontrolli i hyrje-daljeve të personave dhe mjeteve në kantier.
  • Inspektimi i rregullt i perimetrit të kantierit.
  • Mbajtja nën vëzhgim e pajisjeve dhe materialeve ndërtimore për të parandaluar vjedhje apo dëmtime.
  • Raportimi i çdo aktiviteti të dyshimtë menjëherë përgjegjësit ose policisë në rast nevoje.
  • Mbajtja e një raporti ditor me shkrim për çdo incident, vizitor, apo ndryshim të ndodhur gjatë turnit.
  • Kujdesi për higjienën dhe rregullin në dhomën e rojës dhe ambientet rreth saj.

Kualifikimet​

Kushtet e sigurisë dhe ambientit;
  • Ambient pune i sigurt , dhomë e veçantë për rojen, me dritë, ngrohje/ ftohje dhe ajrim.
  • Veshje pune e përshtatshme për terrenin.
  • Pajisje për komunikim për raste emergjente.
  • Ndriçim i mjaftueshëm në perimetrin e objektit, sidomos në oraret e natës.
Kushtet ligjore:
  • Kontratë te rregullt pune, me të drejta të plota si sigurime shoqërore dhe shëndetësore.
  • Trajnim bazë për sigurinë dhe menaxhimin e situatave në terren.
  • Mbështetje nga drejtuesit në rast problemesh apo raportimesh të veçanta.


Të interesuarit të kontaktojnë në numrin e kontaktit; +355 68 405 2085

 


Apply WhatsApp
Back
Top