Tirane, ofrohet vend pune Retail Network Manager
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Agjent shitje | Menaxhim shitje
- Marketing
- Menaxhim Biznesi
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience
PERSHKRIM POZICION VAKANT
Pozicioni: Retail Network Manager – Oreo & Tony
Rreth Kompanisë
Oreo & Tony është një rrjet i ri dhe inovativ supermarketesh të dedikuara për ushqimin dhe produktet e kujdesit për kafshët shtëpiake. E frymëzuar nga qasja nordike ndaj mirëqenies së kafshëve dhe ndërtuar mbi vlera të forta lokale, kompania jonë synon të krijojë një standard të ri në tregun shqiptar. Ne nuk jemi thjesht një vend ku blihen produkte – jemi një komunitet për dashamirësit e kafshëve, një vend ku gjen cilësi, këshillim, dhe një përvojë të këndshme blerjeje për çdo mik me katër putra.
Departamenti:
Shitje dhe Operacione
Vendndodhja:
Tiranë + vizita në pikat e rrjetit
Raporton tek:
CEO
Qëllimi i Pozicionit
Drejtori i Rrjetit Retail luan një rol kyç në zhvillimin dhe forcimin e rrjetit të supermarketeve “Oreo and Tony”. Në këtë rol, ai/ajo do të udhëheqë strategjinë e shitjeve në të gjitha pikat e rrjetit, do të garantojë një përvojë të shkëlqyer për klientin dhe do të sigurojë që çdo dyqan të përfaqësojë vlerat tona: kujdes, cilësi dhe dashuri për kafshët. Ky pozicion kërkon vizion strategjik, aftësi të forta menaxheriale dhe pasion për industrinë që përfaqësojmë.
Detyrat dhe Përgjegjësitë
- Zhvillon dhe zbaton strategjinë e përgjithshme të shitjeve, për të arritur objektivat e kompanisë.për rrjetin “Oreo and Tony”.
- Vendos objektiva të qarta dhe matshme për secilën njësi shitjeje dhe ndjek performancën në baza javore/mujore.
- Koordinon punën me menaxherët e dyqaneve për të garantuar standart të lartë shërbimi, paraqitjeje dhe shitjeje.
- Monitoron nevojat e klientëve dhe sugjeron produkte të reja apo përmirësime në ofertë.
- Trajnon dhe motivon ekipet e shitjes për të përçuar filozofinë e brandit.
- Raporton për performancën dhe jep propozime për rritje të qëndrueshme.
- Siguron që çdo supermarket të jetë një hapësirë e ngrohtë dhe informative për dashamirësit e kafshëve.
- Të menaxhojë buxhetin e shitjeve dhe të sigurojë që shpenzimet të jenë në përputhje me strategjitë e miratuara.
- Koordinimi me Departamentet e Tjera: Të punojë ngushtë me Marketingut, Financen për të siguruar alokimin e burimeve dhe mbështetje për shitje.
• Diplomë në Administrim Biznesi, Marketing, Menaxhim ose fusha të ngjashme.
• Minimumi 3-5 vite përvojë në drejtimin e shitjeve në retail.
• Aftësi shumë të mira drejtuese dhe ndërpersonale.
• Pasion për kafshët dhe përvojën e klientit.
• Aftësi analitike për të përkthyer të dhënat në veprime.
• Disponueshmëri për punë në terren.
• Qasje strategjike dhe fleksibilitet operacional.
Çfarë Ofrojmë
• Mundësi për të qenë pjesë e një brandi të ri dhe me identitet të fortë.
• Mjedis pozitiv pune me fokus në bashkëpunim dhe mirëqenie.
• Mundës për të ndikuar realisht në ndërtimin e kulturës së 'Oreo and Tony'.
Dokumentat e nevojshme:
Letër aplikimi, CV e përditësuar
Të gjitha aplikimet do të trajtohen në konfidencialitet të rreptë. Bazuar në ligjin Nr.124\2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”,informacioni personal depozituar për aplikimin për punësim do të përdoret vetëm për këtë qëllim.
Aplikimet te dergohen ne adresen e email kristi.azuni@oreotony.com
Afati i Fundit per aplikim eshte 16/05/2025
Attachments
Apply