• Tirane, ofrohet vend pune Retail General Manager

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim strategjik | Drejtues
Gjuha
  1. anglisht
EPPC Albania kërkon një Retail General Manager për klientin e saj, një rrjet i ri dhe inovator supermarketesh të specializuara në Pet Care & Pet Food, dedikuar ushqimit dhe kujdesit për kafshët shtëpiake.

Përgjegjësitë Kryesore:

Harton strategjinë e ekspansionit për hapjen e dyqaneve të reja;

Drejton zgjerimin e brandit në Shqipëri & Kosovë përmes analizës së tregut, planifikimit strategjik dhe negociimit të marrëveshjeve të qirasë;

Zhvillon dhe zbaton planet e rritjes duke siguruar përputhje me objektivat financiare dhe strategjinë e kompanisë;

Mbikëqyr operacionet dhe performancën e dyqaneve për të garantuar fitueshmëri dhe përvojë të shkëlqyer për klientin;

Menaxhon P&L me fokus te rritja e të ardhurave dhe kontrolli i kostove;

Vendos politikat e çmimeve, kategorive dhe marrëdhënieve me furnitorët;

Mbikëqyr operacionet e retail-it dhe miraton objektivat për çdo dyqan;

Monitoron supply chain dhe stokun, si dhe miraton planet kryesore;

Drejton transformimin digjital, omnichannel dhe proceset e lidhura me CRM;

Vendos standartet për përvojën e klientit;

Përfaqëson kompaninë në negociata dhe partneritete strategjike.


Kërkesat për këtë pozicion janë:
  • Diplomë Universitare në Menaxhim Biznes, Ekonomi, Marketing ose fusha të ngjashme;
  • Përvojë e mëprashme në pozicione drejtuese në Retail (MUST);
  • Eksperiencë e dëshmuar në menaxhimin e P&L dhe në hapjen e pikave të reja;
  • Aftësi të forta drejtuese, negocimi dhe analize tregu;
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze dhe gadishmëri për të udhëtuar;
  • Patentë e klasit B.


Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni aplikimin tuaj duke ndjekur linkun: https://aplikim.eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet. Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
 
Back
Top