• Tirane, ofrohet vend pune Recepsioniste

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Recepsionist/e
Eksperienca
me dhe pa eksperience
Titulli i Pozicionit: Recepsioniste
Vendndodhja: Tiranë, Shqipëri.
Orari i punës: Full-time

Via Construction është në kërkim të një Recepsioniste, e cila do të jetë përgjegjëse për mirëpritjen e vizitorëve dhe klientëve, menaxhimin e telefonatave dhe komunikimeve hyrëse/dalëse, si dhe ofrimin e mbështetjes administrative për departamentet e kompanisë.

Detyrat Kryesore:

  • Mirëpret vizitorët dhe klientët, duke i orientuar tek personat ose departamentet përkatëse.
  • Përgjigjet dhe përcjell thirrjet telefonike në mënyrë profesionale.
  • Menaxhon postën hyrëse dhe dalëse (fizike dhe elektronike).
  • Regjistron dhe ruan evidencat e takimeve, dokumenteve hyrëse/dalëse dhe vizitorëve.
  • Mbështet stafin me detyra të thjeshta administrative si fotokopje, skanime dhe arkivim dokumentesh.
  • Kujdeset për organizimin e sallës së takimeve dhe koordinimin e orareve.
  • Siguron një mjedis mikpritës dhe të rregullt në recepsion dhe hapësirat e përbashkëta.
Kualifikimet:
  • Arsim i mesëm ose i lartë (preferohet në administrim, menaxhim apo fusha të ngjashme).
  • Eksperiencë e mëparshme në një rol recepsioni ose administrativ përbën avantazh.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe prezantimi.
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës shqipe; njohja e gjuhës angleze (ose të tjera) përbën avantazh.
  • Përdorim i mirë i programeve bazë kompjuterike (MS Office, email).
  • Organizim, korrektësi dhe aftësi për të punuar në një mjedis dinamik.
Çfarë ofron kompania:
  • Një ambient pune dinamik dhe profesional.
  • Trajnime dhe mbështetje për zhvillim të mëtejshëm.
Procesi i përzgjedhjes:
Kandidatët e interesuar të dërgojnë CV-në në adresën zamirashuli@viaconstruction.al deri më date 30/06/2026. Sigurohuni që të përfshini “Recepsioniste” në subjektin e emailit.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë.
 


Apply
Back
Top