• Tirane, ofrohet vend pune Recepsioniste(F)

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
  2. turni II
  3. turni III (i nates)
Fusha | Profili i punes
  1. Recepsionist/e
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
me dhe pa eksperience
Infinity Investment Group është një nga kompanitë lider në sektorin e mikpritjes dhe argëtimit në Shqipëri, që operon kazino të integruara në hotele me 5 yje. Jemi në kërkim të një Recepsionisteje të komunikueshme, të organizuar dhe të përgjegjshme për t’iu bashkuar ekipit tonë.

Përgjegjësitë kryesore​

  • Mirëpritja dhe orientimi i klientëve dhe vizitorëve.
  • Menaxhimi i komunikimeve dhe informacionit në recepsion.
  • Ofrimi i një shërbimi profesional dhe korrekt ndaj klientëve.
  • Mbështetja në detyra administrative të përditshme.

Kriteret​

  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe ndërveprimi me klientët.
  • Njohuri bazë kompjuterike.
  • Aftësi organizative dhe përgjegjshmëri në punë.
  • Eksperienca e mëparshme në pozicione të ngjashme përbën avantazh.
  • Gatishmëri për të punuar me 3 turne.

Aplikimi​

Nëse dëshironi të bëheni pjesë e ekipit të Infinity Investment Group, ju ftojmë të dërgoni CV-në tuaj në hr@infinityinvestment.al ose të na kontaktoni në +355 69 40 89 112.

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në përputhje me Ligjin Nr. 124/2024 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale". Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për fazat e mëtejshme të procesit të rekrutimit.
 


Apply WhatsApp
Back
Top