• Tirane, ofrohet vend pune QA automation engineer (JavaScript)

Kërkojmë një QA automation engineer të talentuar për t'iu bashkuar ekipit tonë! Kandidati ideal ka interes aktiv për fushën e testimeve të automatizuara dhe përmbush të gjitha pikat e më poshtme, në lidhje me:

Detyrat:
- Teston për defekte në funksionalitet dhe/ose dizajn
- Planifikon testet the skenaret
- Shkruan scripts automatizimi të testimeve
- Gjen dhe raporton defektet
- Siguron përputhshmërinë mes browsers të ndryshëm
- Shkruan të gjithë kodin e duhur për të automatizuar testet në JavaScript
- Bën përmirësime në framework, të cilat mundësojnë ose lehtësojnë zhvillimin e testeve
- Manaxhon kodin me Git
- Shkruan dokumentacion të qartë dhe të detajuar

Kërkesa teknike:
- Përdor në JavaScript DOM, AJAX, MutationObserver dhe API të tjera që nevojiten
- Përdor developer tools të browser-it
- Përdor Git
- Ka aftësi të zbulojë dobësi sigurie dhe zona shënjestrimi tek aplikacioni

Aftësi personale:

- Flet rrjedhshëm gjuhën angleze
- Ka aftësi të mira kërkimore
- Ka intuitë në kuptimin e mënyrës se si gjërat duhet të funksionojnë
- Ka një nivel të lartë pëqendrimi
- Ka vëmëndje ndaj detajeve
- Ka aftësi të mira komunikimi
- Ndjek parimet KISS dhe DRY
- Kupton dhe vlerëson kompleksitetin e aplikacioneve web, të cilat zakonisht përmbajnë shumë logjikë biznesi dhe variabla
- Mund të manaxhojë punën e vet dhe t'i përmbahet afateve kohore

Aftësi plotësuese:
- PHP
- HTML
- CSS
- XPath
- Regular expressions

Orari i punës: 08:30 - 17:30, E hënë - E premte

Të interesuarit mund të aplikojnë vetëm nëpërmjet linkut: https://ketri.al/sq/pozicion-pune/apliko/qa-automation-engineer-javascript/7
 
Back
Top