• Tirane, ofrohet vend pune Punonjës Sigurie në Rezidenca Private

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Security | Polic | Ushtarak | Roje
Eksperienca
vetem me eksperience
Punonjës Sigurie në Rezidenca Private

Dimension HR, në emër të një klienti të saj, po rekruton kandidat ne profilin Punonjës Sigurie, të cilët do të angazhohen në garantimin e sigurisë fizike dhe menxhimin e hyrje-daljeve në ambientet e rezidencës.
Pozicioni kërkon individë të përgjegjshëm, të përkushtuar dhe me integritet të lartë profesional, të cilët janë të gatshëm të punojnë me turne dhe të zbatojnë me përpikmëri protokollet e sigurisë.

Lokacioni: Tirane, afer zones se TEG-ut

Përgjegjësitë kryesore:

  • Zbatimi i protokolleve të sigurisë fizike sipas standardeve të miratuara të rezidencës.
  • Marrja në dorëzim e detyrave të turnit dhe informimi mbi situatën aktuale, përfshirë prezencën e personelit apo vizitorëve.
  • Kalimi i detyrave midis turneve bëhet në prani të punonjësit të turnit të mëparshëm, duke garantuar vazhdimësinë e shërbimit.
  • Njohja dhe verifikimi i mjeteve të pranishme në rezidencë dhe atyre në lëvizje gjatë orarit të shërbimit.
  • Identifikimi dhe regjistrimi i hyrje-daljeve të stafit të përhershëm dhe atij të përkohshëm në librat përkatës të shërbimit.
  • Regjistrimi i hyrje-daljeve të automjeteve të rezidencës apo të vizitorëve në përputhje me rregulloren e sigurisë.
  • Monitorimi i sistemit të kamerave të sigurisë dhe evidentimi i çdo situate të veçantë apo të dyshimtë mbahet shenim në librin e shërbimit.
  • Raportimi i menjëhershëm i rasteve të nevojshme te dyshimta, incidenteve apo emergjencave sipas protokollit të brendshëm.

Kërkesat dhe Aftesite

  • Eksperiencë e mëparshme në pozicione të ngjashme në fushën e sigurisë, (Rezidenca, Ambasada, Objekte Private, Institucione Shterore, , etj.) – përbën avantazh.
  • Integritet i lartë, etikë profesionale dhe përgjegjësi në përmbushjen e detyrave.
  • Aftësi komunikuese të mira, si në bashkëpunimin me kolegët, ashtu edhe në ndërveprim me vizitorët apo stafin e rezidencës.
  • Vëmendje ndaj detajeve, saktësi në raportime dhe mbajtje e saktë e evidencave.
  • Gatishmëri për të ndjekur rregulloret dhe protokollet e brendshme të sigurisë .
  • Punohet 5 dite ne jave / me turne.

Menyra e aplikimit:

Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) në adresën tonë rekrutime@dimensionhr.al me subjekt « Punonjës Sigurie »

Bazuar në aplikimin tuaj, Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kritere te profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Dimension HR

JU MIREPRESIM!

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi.
 


Apply WhatsApp
Back
Top