• Tirane, ofrohet vend pune Përfaqsues Shitje Fast Food

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Agjent shitje | Menaxhim shitje
Eksperienca
vetem me eksperience
Përshkrimi

A.M.G sh.p.k
e themeluar qe ne vitet 90. Një kompani me eksperiencë 25 vjeçare në fushën e importit dhe shpërndarjes së produkteve ushqimore të ngrira si Akullore Algida (Magnum, Corneto, Carte'Dor, Scandal, King Kone…), Produkte mishi Dimal, Produkte Pule Lezita (Kotoleta, Krahe Pule, Finger Pule, Fileto Pule), Produkte Brumi Ioniki, Perime Polar Food, Produkte Deti Siblou etj. Tashmë e konsoliduar si një lider në tregun shqiptar me nje staf profesionist dhe me përvojë. Gjithmonë të përkushtuar ndaj qëllimit për të përmbushur nevojat e klientëve tanë. Në kuadër të rritjes së kompanisë jemi në kërkim të një stafi të ri energjik dhe me dëshirë për rritje profesionale.

Kompania kërkon të punësoje Parashitës për FAST FOOD për qytetin e Tiranës.

Përfaqesuesi i shitjeve për Fast Food është përgjegjës shitjesh për ndërtimin dhe mbajtjen e marrëdhënieve të forta profesionale me klientët Fast Food, arritjen e objektivave të shitjeve dhe ofrimin e shërbimit me cilësi të lartë ndaj klientëve të rinj dhe atyre ekzistues.


Detyrat

  • Zhvillon takime për të gjithë gamën e produkteve në zonën e caktuar për të prezantuar produktet e portofolit
  • Komunikon me klientët FAST FOOD për zgjedhjen e produkteve të disponueshme, promovimet dhe artikujt e rinj.
  • Kërkon dhe identifikon mundësi të reja shitjesh për FAST FOOD dhe kanale të ngjashme në të gjithë territorin.
  • Mban marrëdhënie efektive me klientët dhe siguron përvojë të mirë me klientët.
  • Trajton dhe përgjigjet pyetjeve ekzistuese të produkteve nga klientët, në mënyrë efektive dhe të saktë.
  • Këshillon klientët për zgjedhjen e duhur të produkteve në përputhje me nevojat e tyre
  • Raporton çdo ankesë të klientit tek eprori per ti dhene zgjidhje problematikave.
  • Qëndron i mirë informuar për aktivitetet e konkurrentit dhe tendencat e tregut në fushën që lidhet me markat/produktet dhe informon eprorin kur nevojitet (çmimi, promovimi, artikujt e rinj…).
  • Monitoron shitjet në treg për të siguruar qe objektivat janë përmbushur.
  • Mban shënime të sakta për të gjitha aktivitetet e shitjeve dhe kërkimit të FAST FOOD duke përfshirë takimet prezantimet, shitjet e mbyllura dhe aktivitetet vijuese brenda territorit të caktuar.
  • Përgatit raporte dhe analiza të rregullta në kanalin e shitjeve FAST FOOD

Kualifikimet

  • Studimet e larta përbëjne avantazh;
  • Të ketë eksperiencë pune 2-5 vjet;
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe të të punuarit në grup;
  • Te kete leje drejtimi te klasit B.
Aftesi te tjera

  • Eksperienca në treg për klientët FAST FOOD përbën avantazh;
  • Aftesi komunikimi, Aftësi organizative;
  • Aftësitë ne shitje, shpirt gare Shitjes;
  • Aftësitë negociuese dhe aftesi te zgjidhe probleme.
Personat e interesuar duhet të dërgojne CV në adresën: hr@amgfood.com ose kontaktojnë në nr.0676047277
Ju lutemi përcaktoni pozicionin e punës për të cilin aplikoni.
A.M.G shpk- Algida® promovon shanset e barabarta!

Cel. : 0676047277
 


Apply WhatsApp
Back
Top