• Tirane, ofrohet vend pune Operatore/Punetore/DDD

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
2 Pazari i ri | 9-katshet | Barrikada
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Punetor | Ndihmesa
Gjuha
Eksperienca
me dhe pa eksperience
Kompania Metani e pajisur me liçensë lëshuar nga QKL, me miratimin e Ministrisë së Shëndetësisë, është e specializuar në ofrimin e shërbimit të dezinfektimit, dezinsektimit, deratizimit të ambienteve publike dhe private në territorin e Republikes se Shqipërisë dhe Kosovës.Metani sh.p.k është pjesë e Metani Group. Kjo kompani disponon 3 brigada me eksperiencë mbi 9 vjecare për realizimin e cdo shërbimi dezinfektimi, dezinsektimi apo deratizimi në cdo kohë, edhe kudo në Shqipëri dhe Kosovë. Infrastruktura e kompanisë Metani dhe Grupit lejon ofrimin e një shërbimi dhe menaxhimi fleksibël të kompanisë ndaj cdo kërkese dhe ankese të klienteve. Kjo arrihet nëpërmjet një grupi menaxherësh të ndarë në sektorë.Falë impenjimit të vazhdueshëm në drejtim të garantimit të cilësisë maksimale në ofrimin e produkteve dhe shërbimeve, kompania Metani është shndërruar në një kompani novatore e cila beson në cilësi, efektivitet, siguri dhe trajnime.Strategjia e kompanisë Metani është ofrimi i produkteve profesionale dhe arritja e rezultateve të sigurta në realizimin e shërbimit, në funksion të arritjes së objektivit “të bëhemi kompania e parë në Shqipëri në tregun e shërbimeve DDD.”


Pozicioni: Operatore Dezinfektimi

Kontrata: Pa afat
Vendndodhja: Tirane, Shqiperi.

Po kerkojme
Operatore Dezinfektimi qe te plotesoje keto kritere:

Operatore DDD do te jete pergjegjes per menaxhimin dhe operimin e kryerjes se sherbimeve te DDD (dezinfektim, dezinsektim, deratizim) ne Institucionet publike dhe private.

Detyrat dhe pergjegjesite:


• Ndjekja e sherbimeve sipas nje prorami ditor duke bashkepunuar me Drejtuesin Operacional.
• Sherbim cilesor i ofruar duke perdorur produkte biocide sipas procedurave te kryerjes se sherbimit DDD
• Kryerja e sherbimit cilesor sipas periodicitetit te sherbimeve per secilin subjekt qe jane te percaktuara sipas kontratave

Edukimi:

• Preferohet me arsim te larte/ose jo

Eksperienca e Punes dhe Aftesite Kryesore:

• Të ketë njohje / ose jo të procedurave te dezinfektimit, dezinsektimit, deratizimit;

• Aftesi komunikuese, të zotërojë etikë pune dhe integritet;
• Ndjenjë Përgjegjësie;
• Aftësi për të punuar në grup
• Te jete i pajisur domosdoshmerisht me leje drejtimi te kategorise B


Kushtet e punës: Kompania ofron një paketë benefitesh tërheqëse, duke përfshirë një pagë të drejtë të bazuar në merita dhe bonus mbi page sipas performances dhe rezultatit. Si dhe trajnime te ndryshme brenda/jashte vendit

Procedure Aplikimi:

Për te aplikuar për këtë pozicion, telefononi ne kete numer kontakti: 068 402 3047


*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.


Vetem kandidatet e perzgjedhur per interviste do te kontaktohen nga Agjensia.
 


WhatsApp
Back
Top