• Tirane, ofrohet vend pune Operatore Finance

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
EGS - Engineering Global Solution është një kompani e cila operon në fushën e elektromekanikës dhe ndërtimit. Ne jemi të specializuar në sektorin e elektromekanikës me projektim, zbatim, punime elektromekanike si: sisteme hidraulike, sisteme elektrike, sisteme ngrohje-ftohje, sisteme kondicionim si dhe punime ndërtimi ne dizenjim, projektim, zbatim.

Shoqëria “Engineering Global Solution”, pjesë e Globe Group kërkon të punësojë:

Operatore Finance

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Hedhja dhe kontrolli i faturave në sistem;
  • Regjistrimi dhe përpunimi i dokumentacionit financiar;
  • Mbajtja dhe arkivimi i dokumentacionit financiar;
  • Bashkëpunimi me departamentet e tjera për çështje financiare;

Kërkesat:​

  • Të ketë mbaruar studimet e larta prenë Fakultetit Ekonomik;
  • Të ketë njohuri të mira të paketës Microsoft Office, veçanërisht Excel;
  • Të jetë e aftë për të punuar në grup dhe për të respektuar afatet;
  • Të jetë e përgjegjshme, korrekte dhe e vëmendshme ndaj detajeve;

Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-të me fotografi në adresën elektronik: hr@globegroup.al ose kontaktoni ne nr. +355674021523.

Jeni të lutur të përcaktoni pozicionin e punës për të cilin aplikoni në email-in e dërguar.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”

Adresa: “Autostrada Tiranë-Durrës, Km 11, Godina "Hybrid", Kati 0, Kashar” (ish – Godina Emigres).

www.hybrid.al / www.globegroup.al
 


Apply WhatsApp
Back
Top