Tirane, ofrohet vend pune Operator Finance Junior
- Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- 9 Qender
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Finance-Banke | Sigurime
- Eksperienca
- me dhe pa eksperience
Operator Finance Junior
Vendndodhja: Tiranë
Raporton te: Finance Manager / Accountant
Qëllimi i Pozicionit
Operatori Finance Junior mbështet funksionet bazë financiare dhe kontabël të kompanisë, duke siguruar regjistrim të saktë të të dhënave, organizim të dokumentacionit dhe asistencë në proceset e raportimit dhe kontrollit financiar.
Përgjegjësitë Kryesore
1. Menaxhimi i faturave
- Regjistron faturat e blerjes dhe shitjes në sistem
- Kontrollon saktësinë dhe përputhjen e faturave me dokumentacionin përkatës
2. Regjistrime dhe kontabilitet bazë
- Regjistron veprimet financiare ditore në sistem
- Mban të përditësuara të dhënat kontabël dhe evidencat financiare
3. Rakordime financiare
- Rakordon arkën dhe llogaritë bankare
- Kontrollon përputhjen ndërmjet shitjeve, arkëtimeve dhe pagesave
4. Dokumentacion & arkivim
- Përgatit dhe arkivon dokumentacionin financiar
- Mban të organizuara dosjet e klientëve dhe furnitorëve
5. Raportim financiar
- Mbështet përgatitjen e raporteve financiare mujore
- Jep asistencë në analizat bazë financiare
6. Ndjekje pagesash dhe klientësh
- Ndjek pagesat e klientëve dhe detyrimet ndaj furnitorëve
- Monitoron arkëtimet dhe evidenton vonesat
Kualifikimet
- Diplomë në Financë, Kontabilitet ose fusha të ngjashme
- Njohuri bazë të kontabilitetit dhe proceseve financiare
- Njohuri të mira të Microsoft Office (sidomos Excel)
- Aftësi organizimi dhe vëmendje ndaj detajeve
- Aftësi për të punuar me afate dhe në ekip
Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë CV-në në: recruiting@millenniumgroup.al
Duke specifikuar në subjekt: Operator Finance Junior
Apply WhatsApp