• Tirane, ofrohet vend pune Mjek

Kompania TOSH ALBANIA (Top Occupational Safety & Health Albania), kompani konsulente në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë,
po kërkon të punësojë:

Mjek me kohë të plotë

Detyrat dhe Përgjegjësitë:


  1. Do të mbulojë me shërbim mjekësor duke përmbushur të gjitha detyrimet që ka mjeku i ndërmarrjes sipas legjislacionit në fuqi
  2. Do të jap kontribut në hartimin e Dokumentit të Vlerësimit të Riskut, duke analizuar për çdo pozicion pune rreziqet potenciale, sëmundjet profesionale etj.
  3. Do të hap kartelat shëndetësore për çdo punëmarrës të subjekteve me të cilët kompania ka marrëveshje bashkëpunimi.


Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:

Edukimi: Të ketë përfunduar studimet e larta në Universitetin e Mjekësisë dhe të ketë licencë për ushtrimin e profesionit.

Procedura e Aplikimit:

Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dorëzoni dokumentet e poshtë përmendura:


  1. CV të detajuar
  2. Licencë për ushtrimin e profesionit

Na kontaktoni në adresën tonë të e-mailit info@toshalbania.com ose në numrin e kontaktit +355 67 600 6696

Adresa: Rruga e Dibrës, Kompleksi "Halili", Tiranë.


Cel. : +355 67 600 6696







Cel. : +355 67 600 6696
 


Apply WhatsApp
Back
Top