• Tirane, ofrohet vend pune Menaxhere Shitjesh dhe Marketingu

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Marketing
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Menaxher Shitjesh dhe Marketingu
Funksionet Bazë dhe qëllimi i përgjegjësive:

Hartimi dhe zbatimi i një plani strategjik të biznesit në përputhje me objektivat e kompanisë.
Qëllimi kryesor i punës është te rrisë shitjet dhe imazhin e kompanisë , ta marketojë atë në mënyrën më efiçente të mundshme.
Eshtë përgjegjës për funksionimin e proçesit të punës dhe Menaxhimin e stafit vartës.

Raporton tek: Drejtori Ekzekutiv

Për arritjen e ketyre objektivave Menaxheri i shitjeve dhe Marketingut ka përgjegjësinë kryesore që lidhet me:
  • Identifikimin dhe ndryshimet e tregjeve në zhvillim, duke qenë plotësisht të vetëdijshëm për sherbimet e reja dhe statusin e konkurrencës
  • Raportet aktuale të shitjeve, të ardhurave, shpenzimeve dhe parashikimet reale për ekipin ne menaxhim
  • Koordinimi i fushatave të marketingut me aktivitetet e shitjes
  • Planifikimi dhe zbatimi i fushatave promovuese
  • Analizimi i marrëdhënieve potenciale partnere strategjike për marketing të kompanisë
Përgjegjesitë kryesore:
  • Përgatitja e buxheteve, planeve dhe elementeve marketing&shitje në përputhje me strategjinë dhe objektivat e biznesit duke e detajuar në plane veprimi mujore dhe vjetor;
  • Pergatit Raportet aktuale të shitjeve, të ardhurave dhe shpenzimeve dhe parashikimet reale për ekipin e menaxhimit.
  • Udhëheq kërkime në treg për të identifikuar kërkesat e tregut aktual dhe në të ardhmen;
  • Organizimi i promocioneve të vazhdueshme si element taktikë për të rritur shitjet;
  • Ndan detyrat dhe përgjegjesitë për stafin në varësi dhe kontrollon zbatimin e detyrave në afat;
  • Ndjek dhe drejton zhvillimin e stafit, iu komunikon për pritshmeritë e kompanisë;
  • Menaxhon dhe motivon stafin në varësi që të rrisë performancën në punë; planifikon nevojat për staf në varësi, koordinon proçeset e punës, monitoron performancën e tyre; Identifikon nevojat për trajnim, si dhe merr pjesë në procesin e rekrutimit të stafit vartës.
  • Vendos prioritete, identifikon dhe zgjidh problemet urgjente që lidhen me mbarëvajtjen e punës;
Kualifikimet, Aftësitë, Njohuritë, Eksperienca:
  • Diplomë në Marketing, Administrim Biznesi;
  • Preferohen kandidatë me mbi 3 vjet përvojë profesionale në marketing dhe shitje, përbën përparësi përvoja në Biznes;
  • Aftesi shume te mira analitike
  • Fleksibël me kohën e punës;
  • Aftësi shumë të mira në menaxhimin e kohës;
  • Aftësi koordinuese dhe organizuese;
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
  • Synimi i drejtuar dhe i motivuar individual me nje perpjekje per sukses dhe nje pasion per shitjet
  • Njohuri të mira të programevë të paketës Office si dhe navigimi në Internet;
  • Te kete lejë drejtimi.
Cel. : +355 697 022 599
 


WhatsApp
Back
Top