Tirane, ofrohet vend pune Menaxhere Blerjesh
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Ekonomist-Financier/e
- Finance-Banke | Sigurime
- Menaxhim Biznesi
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Kalaja Talent Consulting kerkon te punesoje Menaxhere Blerjesh.
Detyrat
- Planifikon dhe koordinon procesin e blerjeve sipas nevojave të departamenteve.
- Analizon kërkesat e magazinës dhe nivelin e stokut për të planifikuar porositë.
- Kërkon, identifikon dhe vlerëson furnitorë të rinj të mundshëm.
- Negocion çmime, kushte pagese, afate dhe marrëveshje furnizimi.
- Përgatit dhe menaxhon kontratat me furnitorët.
- Ndjek porositë nga momenti i lëshimit deri në dorëzim final.
- Kontrollon cilësinë e produkteve dhe zgjidh problematikat me furnizorët.
- Bashkëpunon ngushtë me departamentin e logjistikës, financës dhe magazinës.
- Analizon tregun, çmimet dhe trendet për optimizimin e kostove.
- Përgatit raporte periodike mbi performancën e furnitorëve dhe situatën e blerjeve.
- Siguron respektimin e procedurave dhe politikave të brendshme të prokurimit.
Kualifikimet
- Diplomë në Ekonomi, Administrim Biznesi, Financë, Logjistikë ose fusha të ngjashme.
- Përvojë 2–5 vite në prokurime ose blerje (preferohet në sektorin përkatës të kompanisë).
- Aftësi të forta negocimi dhe komunikimi.
- Njohuri të mira të procesit të furnizimit dhe menaxhimit të stokut.
- Aftësi analitike dhe vendimmarrje të shpejtë.
- Njohuri të mjeteve të paketës Office dhe programeve ERP (avantazh).
- Orientim të lartë ndaj detajeve dhe organizim të shkëlqyer.
- Integritet, korrektësi dhe aftësi për punë në presion.
Shënime
Per te aplikuar per kete pozicion, ju lutem dërgoni CV-ne ne adresen tone te e-mailit: rekrutime@ktc.al ose ne numrin e telefonit 0697686732.Apply WhatsApp