• Tirane, ofrohet vend pune Menaxher rajonal / Key account manager

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Agjent shitje | Menaxhim shitje
Eksperienca
vetem me eksperience
“Lufra Foods” është një grup i shoqërive "ADG" shpk dhe "Dukat Water" shpk i cili kryen aktivitetin e tij në fushën e industrisë ushqimore, duke prodhuar dhe shpërndarë produktet cilësore të cilët mbajnë markat shumë të suksesshme si: “Lufra”, “Tido”, “Tradita”, “Beneta” dhe uji “Dukat Water”.
Ne jemi distributor ekskluziv i markave të njohura rajonale dhe ndërkombëtare si: “Cremona”, “Jaffa”, “Bylmeti”, birra “Estrella DAMM”, “Haymans”, “Komos Tequila”, “The London Essence” etj.
Shoqëria jonë ofron gjithashtu kushte shumë të mira pune, një ambjent zhvillues në fushën profesionale nëpërmjet dinamikave të shumëllojshme të punës, një staf mbështetës si dhe një pagë konkurruese në treg.

Aktualisht jemi në kërkim të një kandidati potencial , i cili do te kryejë detyrën e: Menaxher rajonal / Key account manager.

Përgjegjësitë kryesore:
  1. Zhvillon dhe mban marrëdhënie afatgjata me klientët kryesorë (Key Accounts).
  2. Harton dhe zbaton plane specifike shitjesh për secilin klient strategjik.
  3. Analizon performancën e shitjeve për secilin klient dhe sugjeron përmirësime.
  4. Koordinon me departamentin e marketingut për promocione, fushata apo lançime produktesh të reja.
  5. Ndjek zbatimin e marrëveshjeve në terren në bashkëpunim me ekipin e shitjeve dhe logjistikës.
  6. Monitoron tregun, konkurencën dhe ndryshimet në sjelljen e konsumatorit.
  7. Jep raporte periodike menaxhmentit mbi performancën dhe zhvillimet në llogaritë kryesore.

Kualifikimet:
  1. Diplomë universitare në Ekonomi, Marketing, Administrim Biznesi apo fusha të ngjashme.
  2. Minimumi 5 vite eksperiencë në menaxhimin e klientëve të rëndësishëm, preferohet në sektorin FMCG.
  3. Aftësi të shkëlqyera në negocim, komunikim dhe ndërtim marrëdhëniesh.
  4. Njohuri të mira të paketës Microsoft Office.
  5. Aftësi analitike dhe orientim ndaj rezultateve.
  6. Leje drejtimi e vlefshme, kategoria B.
Për të aplikuar për këtë pozicion pune, ju lutem të dërgoni CV-në tuaj në adresën e E-mail: hr@lufrafoods.al .

Cel. : 069 701 7661

Cel. : 069 701 7661
 


Apply WhatsApp
Back
Top