• Tirane, ofrohet vend pune Menaxher Projekti për Impiante Industriale

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxhinieri
  2. Inxh. Mekanike | Mekatronik
Eksperienca
vetem me eksperience
Në emër të një kompanie të madhe dhe të konsoliduar në tregun shqiptar, e fokusuar në projektimin dhe zbatimin e projekteve në industrinë e ndërtimit, DIMENSION HR është në kërkim të një kandidati të kualifikuar për pozicionin Menaxher Projekti për Impiante Industriale

PËRGJEGJËSITË:

  • Përgjegjës për zberthimin teknik të projekteve, përgatitjen e preventivëve dhe dokumentacionit teknik, analizën e kostove, si dhe ndjekjen dhe menaxhimin e fazës së zbatimit në terren,
  • Luan një rol kyç në garantimin e zbatimit të projektit sipas standardeve teknike, afateve kohore dhe buxhetit të përcaktuar.
  • Zberthimi i projekteve teknike dhe hartimi i dokumentacionit përkatës (skica, specifikime, fletëteknike etj.).
  • Përgatitja e preventivëve dhe analizës së kostos
  • Përzgjedhja teknike e pajisjeve mekanike dhe përgatitja e specifikimeve për prokurim.
  • Koordinimi i zbatimit të projekteve në terren, mbikëqyrje dhe ndjekje e punimeve sipas planit.
  • Hartimi dhe ndjekja e grafikëve të punës dhe raportimi i progresit.
  • Menaxhon marredhenien me supervizorin/mbikqyresin e projektit
  • Pergatitja e Dosjes Teknike te kantjerit sipas legjislacionit shqiptar ne fuqi
  • Kerkimi i tregut per kontraktore per zbatimin projektit
  • Menaxhon burimet njerezore per zbatim projekti dhe bashkëpunimi me kontraktorë dhe furnitorë.
  • Zgjidhja e problematikave teknike gjatë fazës së projektimit dhe zbatimit.
  • Sigurimi i përputhshmërisë me normat teknike, standardet e sigurisë dhe kërkesat ligjore në fuqi.
  • Menaxhon marredhenien me klientin/investitorin e projektit
  • Siguron zbatimin e rregullave te sigurimit teknik ne kantier
  • Menaxhon procesin e kolaudimit dhe dorëzimit të punimeve.
KËRKESAT:
  • Diplomë Universitare në Inxhinieri Civile ose Mekanike,
  • Minimumi 10 vite përvojë pune në projekte të infrastrukturës industriale dhe mekanike.
  • Eksperiencë në sektorin e impianteve industriale dhe të ngjashme.
  • Licenca teknike profesionale ose çertifikime të fushës.
  • Eksperiencë me standarde ndërkombëtare si EN, ASME, IS dhe legjislacionit teknik shqiptar.
  • Eksperiencë e dëshmuar në ndërtimin impianteve industriale, depozitave metalike 200-1000 m³, sisteme pompimit dhe kolektoreve tubacioni, konstruksioneve mekanike dhe punimeve civile.
  • Njohuri të avancuara në software teknik si: AutoCAD, SolidWorks, MS Project, Excel (analizë kostoje).
  • Te kete njohuri dhe certifikim per menaxhimin e kontratave FIDIC.
  • Aftësi të forta në menaxhimin e projekteve dhe ndjekjen e ecurisë në terren.
  • Njohuri të akteve ligjore dhe normave teknike për impiante mekanike dhe struktura industriale.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në grup, me orientim drejt zgjidhjeve praktike.
  • Leje drejtimi, gatishmëri për udhëtime pune në terren.
MENYRA E APLIKIMIT:

Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) në adresën tonë rekrutime@dimensionhr.al me subjekt «Menaxher Projekti për Impiante Industriale»

Bazuar në aplikimin tuaj, Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Dimension.

JU MIREPRESIM!

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi.

Linkedin
 


Apply WhatsApp
Back
Top