Tirane, ofrohet vend pune Menaxher Projektesh me profil Inxhinier Elektrik
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Inxh. Elektrike | Elektronike
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Pozicioni Vakant: Menaxher Projektesh me profil Inxhinier Elektrik
Përgjegjësitë Kryesore
- Drejton dhe koordinon aktivitetet operative të kompanisë me fokus në aspektin teknik.
- Siguron që të gjitha projektet dhe punimet të realizohen sipas standardeve elektrike dhe rregulloreve në fuqi.
- Miraton zgjidhje teknike dhe merr vendime inxhinierike për projektet.
- Menaxhon projektet fotovoltaike dhe elektrike nga faza e projektimit deri në kolaudim dhe dorëzim.
- Ndjek afatet, buxhetet dhe specifikimet teknike të projekteve.
- Koordinon komunikimin teknik me klientë, institucione, furnitorë dhe nënkontraktorë.
- Përgatit dhe verifikon raportet teknike dhe të progresit.
- Mbikëqyr dhe kontrollon projektet elektrike dhe fotovoltaike (DC/AC).
Kualifikimet dhe Kërkesat
- Diplomë Universitare në Inxhinieri Elektrike (e detyrueshme) si dhe Licensa teknike të fushës.
- Eksperiencë e provuar në projekte elektrike dhe/ose fotovoltaike (minimum 5 vite e preferueshme).
- Njohuri të avancuara të sistemeve elektrike dhe impianteve fotovoltaike.
- Aftësi të mira në projektim, preventivim dhe lexim projektesh elektrike.
- Eksperiencë në menaxhim ekipesh teknike dhe projektesh.
- Njohuri të programeve AutoCAD, PVsyst, PVsol, Excel; programe të tjera teknike janë avantazh.
- Njohuri të gjuhës angleze (nivel i mirë teknik).
Apply WhatsApp