Tirane, ofrohet vend pune Menaxher kontratash
- Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- 10 Rr. Durresit | Prokuroria
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Agjent udhetimi/Turistik
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- me dhe pa eksperience

Kompania jonë po kërkon një Menaxher Kontratash për të mbuluar operacionet në Jugun e Shqipërisë.

Tiranë (me udhëtime të shpeshta në rajonin jugor)

- Negocimi dhe menaxhimi i kontratave me furnitorë,
- Sigurimi i përputhshmërisë së kontratave me politikat e brendshme dhe legjislacionin shqiptar
- Monitorimi i afateve, kushteve dhe zbatimit të kontratave ekzistuese
- Krijimi dhe mirëmbajtja e marrëdhënieve të forta me partnerët lokalë
- Identifikimi i mundësive të reja për bashkëpunim dhe zgjerim të rrjetit të kontraktorëve
- Raportimi periodik mbi progresin dhe sfidat në terren

- Leje drejtimi e vlefshme dhe gatishmëri për të udhëtuar shpesh në rajon
- Njohuri të shkëlqyera të gjuhës angleze, me aftësi të mira komunikimi verbal dhe me shkrim
- Minimumi 3 vite përvojë në menaxhimin e kontratave, ose fusha të ngjashme
- Aftësi të forta negocimi, analizimi dhe zgjidhjeje të problemeve
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të marrë vendime të shpejta në terren
- Njohja e tregut dhe realitetit të Jugut të Shqipërisë përbën avantazh të madh
- Diplomë universitare në Biznes, Turizem ose fusha të ngjashme (preferohet)

- Pagë konkurruese dhe bonuse të bazuara në performancë
- Mjete pune
- Mundësi për zhvillim profesional dhe trajnime të vazhdueshme
- Ambient pune bashkëpunues dhe mbështetës

Me kohë të plotë

Ju lutemi dërgoni CV-në dhe një letër motivimi të shkurtër në adresen : amela.rexho@mtsglobe.com me subjektin: Aplikim – Menaxher Kontratash
Ju njoftojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.
Duke dërguar me e-mail CV-në në adresën e përmendur, kandidati pranon që MTS Globe Albania të përpunojë të dhënat personale të parashikuara në përputhje me ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar, dhe akteve të tjera nënligjore në fuqi.
Apply