Tirane, ofrohet vend pune Menaxher i Retail, Zyra Bancassurance
- Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- 9 Qender
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Agjent shitje | Menaxhim shitje
- Ekonomist-Financier/e
- Finance-Banke | Sigurime
- Marketing
- Menaxhim Biznesi
- Menaxhim strategjik | Drejtues
- Sherbim Klienti | Konsulent
- Supervizor | Team Leader
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience
“SIGAL INSURANCE GROUP” sh.a. shoqëri sigurimi me eksperiencë 27 vjeçare, themeluar më 22 Shkurt 1999, e përfaqësuar me 8 kompani sigurimi jetë dhe jo-jetë, risigurime dhe fond pensionesh që ofron të gjitha klasat e sigurimit me 42 produkte, me rreth 1,500 punonjës dhe agjentë në mbi 900 zyra ku ajo operon dhe zhvillon aktivitetin e saj në 3 shtete: Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, shpall 1 (një) vend të lirë pune për:
Roli dhe Përgjegjësitë:
Menaxher i Retail, Zyra Bancassurance
Roli dhe Përgjegjësitë:
- Zhvillon dhe administron portofolin e produkteve Retail, me fokus në produktet e sigurimit të pasurisë të shpërndara nëpërmjet kanaleve Bancassurance.
- Menaxhon dhe zhvillon marrëdhëniet me bankat, institucionet financiare jobankare, shoqëritë e mikrokredisë dhe partnerët Affinity.
- Harton dhe zbaton strategjitë e shitjes dhe të zhvillimit të biznesit për kanalin Bancassurance, në përputhje me objektivat e kompanisë.
- Identifikon mundësi të reja bashkëpunimi dhe kontribuon në zgjerimin e rrjetit të partnerëve strategjikë.
- Vlerëson, analizon dhe merr në sigurim rreziqet për produktet Retail të shpërndara nëpërmjet bankave, institucioneve financiare jobankare, shoqërive të mikrokredisë dhe partnerëve Affinity.
- Monitoron performancën e portofolit dhe përgatit raporte periodike mbi ecurinë e shitjeve dhe zhvillimin e biznesit.
- Bashkëpunon ngushtë me njësitë e tjera të kompanisë për të garantuar cilësi shërbimi dhe përvojë të shkëlqyer për klientët.
- Diplomë universitare në Ekonomi, Financë, Administrim Biznesi ose në një fushë të ngjashme.
- Minimumi 2–3 vite përvojë pune në sektorin e sigurimeve, bankar, institucionet financiare ose në zhvillimin e biznesit.
- Njohuri të mira mbi produktet Retail, Bancassurance dhe Affinity.
- Njohuri të mira mbi tregun financiar dhe atë të sigurimeve.
- Aftësi shumë të mira analitike, organizative dhe në zgjidhjen e problemeve.
- Aftësi të shkëlqyera komunikuese, negociuese dhe prezantuese.
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip.
- Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office.
- Njohuri shumë të mira të gjuhës shqipe dhe angleze, si në të folur ashtu edhe në të shkruar.
Apply WhatsApp